TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

𝐒𝐤𝐢𝐭𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐒𝐨𝐩𝐡𝐢𝐞 𝐒𝐨𝐫𝐬𝐜𝐡𝐚𝐠 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐨𝐢 𝐝𝐞𝐤𝐫𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐫𝐨𝐫 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐟𝐚𝐪ë𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐧

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
𝐒𝐤𝐢𝐭𝐚𝐫𝐣𝐚 𝐒𝐨𝐩𝐡𝐢𝐞 𝐒𝐨𝐫𝐬𝐜𝐡𝐚𝐠 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐨𝐢 𝐝𝐞𝐤𝐫𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭ë𝐫𝐨𝐫 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐟𝐚𝐪ë𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐧
Skitarja e kërcimeve së larti, Sophie Sorschag, ka pranuar sot dekretin për dhënie të shtetësisë së Kosovës. Dekreti iu dorëzua nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës (FSK), Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i KOK-ut.
Presidenti Krasniqi falënderoi presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, për lëshimin e dekretit dhe bashkëpunimin e frytshëm me KOK-un në mbështetje të sportistëve.
“Do të kemi një sportiste të re të sporteve dimërore dhe kjo do të jetë risi, pasi është sport i veçantë, ku shumë pak shtete në botë kanë garuese të sportit të tillë. Sophia do ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme, ku presim rezultate si nga Kampionatet Botërore, ashtu edhe në Lojërat Olimpike Dimërore, e ku fokusi është “Milano Cortina 2026”. Së shpejti ajo do të hyjë edhe në listën e bursave olimpike”, tha presidenti Krasniqi, duke shpresuar se në të ardhmen Qeveria do të investojë edhe në infrastrukturën dimërore.
I pari i FSK-së, Kelmendi, theksoi se bëhet fjalë për një sportiste të nivelit botëror, e cila pritet t’i sjell Kosovës medalje. “Faleminderit Sophies dhe ekipit të saj që kanë zgjedhur Kosovën. Shpresat janë të mëdha që ajo të na sjell medalje nga gara të nivelit të lartë, e synimet e përbashkëta janë Lojërat Olimpike Dimërore”, deklaroi presidenti Kelmendi.
Nga ana e saj, Sorschag, u shpreh krenare që i është dhënë mundësia të përfaqësojë Kosovën. “Është nder i madh për mua që do ta përfaqësojë Kosovën. Faleminderit KOK-ut, FSK-së, trajnerit, familjes time dhe gjithë atyre që e kanë bërë të mundur të përfaqësojë Kosovën. Së bashku do të punojmë për të pasur një të ardhme të suksesshme”, tha ajo.
Skitarja Sorschag, me prejardhje nga Austria, në janar të këtij viti vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski. Ajo është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Ismajli pret më shumë nga Torino

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani i fokusuar te Hoffenheimi, nuk flet për Barçën

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Muriqi e Mbappe në garë për top-shënuesin e La Ligas

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Teherani refuzon armëpushimin me SHBA-në, kërkon garanci kundër rifillimit të luftës

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Ismajli pret më shumë nga Torino

Emisioni “Mesditë” 06.04.2026

Emisioni “Mesditë” 06.04.2026

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Kurti i çon ftesë edhe PDK-së për takim rreth çështjes së presidentit

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani i fokusuar te Hoffenheimi, nuk flet për Barçën

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën