Ndihmës Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson sot vjen në Kosovë.
Sipas agjendës së tij, të cilën e ka publikuar Departamenti Amerikan i Shtetit, ai do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani.
Robinson, pritet të mbajë takim edhe me partnerët e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve në Prishtinë.
Ndryshe, ai fillimisht u ndal në Tiranë, ku u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.