TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zyrtare, Rami Hadar do ta udhëheq Kosovën deri në vitin 2026

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zyrtare, Rami Hadar do ta udhëheq Kosovën deri në vitin 2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e Përfaqësueses A, Rami Hadar.

Hadar së fundi u shpall kampion i Kosovës me Pejën, duke dëshmuar se është një trajner i nivelit të lartë, ndërsa ka përvojë të madhe në basketbollin evropian.
Rami Hadar ka mbi 30 vjet përvojë në basketbollin evropian, ku ka drejtuar skuadra të mëdha si Maccabi Haifa, Maccabi Haifa dhe Maccabi Be’er Sheva.

Për të do të jetë hera e parë që udhëheq një kombëtare A, ndërsa tani i njeh shumicën e basketbollistëve vendorë të Kosovës. Ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Izrael dhe ka përvojë në ligën më të fortë evropiane, Euroleague, që njihet si trajneri më i mirë izraelit.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu hapi konferencën për media, me një falënderim të veçantë, duke falënderuar të gjithë mediat për përkrahjen e vazhdueshme.
Gjatë prezantimit Fetahu u shpreh se Rami Hadar është trajner me shumë përvojë dhe njohuri të mëdha për lojën dhe strategjinë në basketboll.

“Jemi me fat dhe jemi mirënjohëse që trajneri ka pranuar ta udhëheq Kosovën për tri vitet e ardhshme dhe së bashku kemi përgatitur gjithçka për ciklin para kualifikues.”

Trajneri Hadar ka falënderuar Federatën për besimin e dhënë dhe ka premtuar që do të jap maksimumin.

“Së pari falënderoj Federatën për mundësinë. Jam shumë krenar që më është besuar kjo punë dhe së bashku me këtë punë vjen dhe përgjegjësia e saj dhe ju premtoj që do të bëjë gjithçka nga ana ime. E shoh si një sfidë në karrierën time si dhe një nga punët më të rëndësishme”.

Tutje Hadar ka thënë së beson në ‘rosterin’ e lojtarëve dhe në lojtarët, por gjithashtu janë duke shikuar edhe mundësinë e natyralizimit të lojtarëve, të cilët do të mund të kontribuojnë.

Hadar ka folur edhe për Kosovën si vend, duke e cilësuar edhe të bukur dhe me njerëz shumë mirëpritës. Kryetari Fetahu ka njoftuar edhe se gjatë kësaj jave do të behën të ditur edhe ndimhestrajnerët e Përfaqësueses A.

Tutje Kryetari Fetahu ka treguar se është menduar që ndeshjet para kualifikuese do të zhvillohen në Prizren. Kosova është në Grupin H, ku do të luajë me Zvicrën dhe Danimarkën në parakualifikimet e Eurobasket 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjilani triumfon në Podujevë, mposht Llapin 2:3

Gjilani triumfon në Podujevë, mposht Llapin 2:3

Ballkanit i mjafton sërish Tolaj, ruan kryesimin në tabelë

Ballkanit i mjafton sërish Tolaj, ruan kryesimin në tabelë

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

Drita këndellet dhe ruan hapin me liderin

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

Partitë dërgojnë emrat te presidentja për anëtarë të KQZ-së

Gjilani triumfon në Podujevë, mposht Llapin 2:3

Gjilani triumfon në Podujevë, mposht Llapin 2:3

Ballkanit i mjafton sërish Tolaj, ruan kryesimin në tabelë

Ballkanit i mjafton sërish Tolaj, ruan kryesimin në tabelë

Specialja pranon dëshmitë e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, njëri nën masa mbrojtëse

Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi, i lë në fuqi për 10 të tjerët

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

Drita këndellet dhe ruan hapin me liderin

Ekspertët paralajmërojnë: Zgjatjet e qerpikëve mund të shkaktojnë probleme serioze me sytë

Ekspertët paralajmërojnë: Zgjatjet e qerpikëve mund të shkaktojnë probleme serioze me sytë

Bastisja në ARBK, ministria: Kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Bastisja në ARBK, ministria: Kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën