TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zyrapi pohon se ZPS-së i ka thënë se sa ishte në Shqipëri s’ka dëgjuar se është ndaluar dhe arrestuar dikush

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Zyrapi pohon se ZPS-së i ka thënë se sa ishte në Shqipëri s’ka dëgjuar se është ndaluar dhe arrestuar dikush

Bislim Zyrapi gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka pohuar se për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), kishte thënë se gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri nuk kishte dëgjuar asnjëherë të ishte ndaluar ndonjë njeri apo të jetë arrestuar dikush atje.

“Po, e saktë”, tha dëshmitari por që përgjigja e tij nuk u dëgjua por u pa pohimi me kokë kur u pyet se a i kishte thënë ZPS-së se nuk kishte pasur dijeni për burgje në Shqipëri.

Nuk u dëgjua përgjigja e dëshmitarit edhe kur iu vu në pah edhe dëshmia e tij për ZPS-në kur kishte thënë se i kujtohet  një rast ndalimi në Cahan e që i ndaluari quhej Tomor Buza për të cilin Zyrapi kishte ndërhyrë bashkë me komandant ‘Plakun’ për ta liruar.

Përpara kësaj, dëshmitari pohoi se në prill-qershor të vitit 1999 kishte qëndruar në Shqipëri dhe gjatë kësaj periudhe kohore kishte vizituar bazat stërvitore që përdoreshin atje duke përfshirë edhe atë të Kukësit për të cilën tha se ka qenë e logjistikës.

“Baza e Kukësit nuk ka qenë bazë stërvitore, ka qenë bazë e logjistikës”, tha ai.

Zyrapi tha se operacionin ‘Shigjeta’ e kishte komanduar ai nga Shqipëria ndërsa në Kosovë ishte nën komandën e Agim Çekut.

“Kështu operacionin e kam komandu unë në Shqipëri e brenda Shtabi i Përgjithshëm, z.Agim Ceku”, tha dëshmitari.

Zyrapi tha se ky operacion kishte filluar më 9 prill në Koshare ndërsa në drejtimin e dytë më 26 maj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ka fillu më 9 prill në Koshare në drejtimin e parë, ndërsa drejtimi i dytë me 26 maj”, tha Zyrapi.

Gjithashtu, Zyrapi pohoi se pas konsultimit dhe aprovimit me zëvendëskomandantin Sokol Bashota dhe komandantin e Përgjithshëm të ucl-së, filloi përpilimi i operacionit ‘Shigjeta’. Si rrjedhojë, ai pohoi se ky operacion po përgatitej më muaj përpara krijimit të Qeverisë së përkohshme.

Ai pohoi se ishte e saktë që ky plan nuk ishte përpiluar me urdhër të Thaçit si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme.

Tags: Bislim ZyrapiShqiperiZPS
ShareTweet

Postime të ngjashme

“’Prindi 1’ dhe ‘prindi 2’ shkel identitetin e fëmijëve”- Shkolla “Elena Gjika” jep sqarim

Nesër në Prishtinë fillon gjysmëvjetori i dytë

Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë për shkelje të rënda në trafik

Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë për shkelje të rënda në trafik

Kolonë e gjatë automjetesh në aksin Komoran–Prishtinë

Kolonë e gjatë automjetesh në aksin Komoran–Prishtinë

Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në Fushë Kosovë

Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në Fushë Kosovë

FC Prishtina forcohet në mbrojtje

FC Prishtina forcohet në mbrojtje

“’Prindi 1’ dhe ‘prindi 2’ shkel identitetin e fëmijëve”- Shkolla “Elena Gjika” jep sqarim

Nesër në Prishtinë fillon gjysmëvjetori i dytë

Gjendja e dy minatorëve vazhdon të jetë e rëndë

Pesë minatorë u bllokuan mbi 8 orë në minierën e “Trepçës”

Milani barazon me Fiorentinan

Milani barazon me Fiorentinan

Luis Enrique: Kemi ende nevojë për përmirësim, por jam i kënaqur me ambicien dhe personalitetin

Enrique flet hapur për kontratën e tij

Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë për shkelje të rënda në trafik

Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë për shkelje të rënda në trafik

Kolonë e gjatë automjetesh në aksin Komoran–Prishtinë

Kolonë e gjatë automjetesh në aksin Komoran–Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën