TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zyra e Kryeministrit jep detaje për takimin Kurti – Stoltenberg

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zyra e Kryeministrit jep detaje për takimin Kurti – Stoltenberg

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se në këtë takim u bisedua për rolin historik të NATO-s në Kosovë dhe kontributin e vazhdueshëm të misionit të KFOR-it për sigurinë dhe paqen në vend.

Bëhet e ditur se Kurti veçoi praninë e 48 bazave të përparme operacione serbe përreth kufirit me Kosovën dhe sistemin kundër-ajror në afërsi të këtij kufiri.

“Më këtë rast, Kryeministri listoi sistemet ushtarake të Serbisë që përfshijnë sistemin e modernizuar të raketave “FK-3” dhe “Pancir S1” si dhe sistemet tjera të raketave “Neva M1T” dhe “Kub M2 (SM)” të Brigadës 250 të ushtrisë serbe.  Ai tha se sistemi FK-3 është sistem raketor kinez, me të cilin në vitin 2022, Serbia u bë vendi i parë në Evropë që operon me armë kineze, e që përfshinë edhe dronët luftarak CH-92. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë po ashtu kanë krijuar një njësi të veçantë për mbikëqyrjen e dronëve e cila si njësi operon në kuadër të Brigadës së 63-të të Parashutistëve të ushtrisë serbe. Kryeministri Kurti kërkoi nga Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n për paqen dhe sigurinë”.

“Ai tha se përderisa viti i kaluar u përshkrua me barrikada të ngritura nga grupe kriminale që qëllim kishin t’u kundërviheshin rendit dhe ligjit (korrik dhe dhjetor 2022), ky vit ishte vit i sulmeve të dhunshme ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit, vendore dhe ndërkombëtare, siç ishte rasti i 26 dhe 29 majit, pastaj rrëmbimi i policëve të Kosovës me 14 qershor e që kulmoi me agresionin e 24 shtatorit që cenoi sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe sigurinë kombëtare. Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri Kurti ndau me Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg të gjetura nga procesi i hetimeve të institucioneve vendore të sigurisë mbi rastin e sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, por edhe mbi rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës së Kosovës, me 14 qershor, që konfirmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë. Kryeministri tha se këto dy raste dëshmojnë nevojën për të rritur sigurinë sidomos përgjatë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa i bëri thirrje Sekretarit që NATO gjithashtu të dalë sa më parë me konkluzionet e hetimeve të saj të pavarura mbi rastin e rrëmbimit kriminal të tre policëve të Kosovës dhe sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, thuhet ne njoftim.

Derisa thuhet se në takim u fol edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për takimin e 26 tetorit me liderët evropianë në Bruksel.

“Kryeministri e njoftoi Sekretarin për mbarëvajtjen e atij takimi, dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës kundruall planit evropiano-amerikan për rrugën përpara drejt zbatimit të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike. Me këtë rast, kryeministri Kurti nënvizoi edhe një herë rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe, si dhe propozoi hapjen e një zyre diplomatike të Kosovës në NATO.Falënderues për mikpritje, Sekretari Stoltenberg shprehu mirënjohjen e tij për koordinimin e institucioneve të sigurisë me KFOR-in, si dhe për mbështetjen që Qeveria dhe Republika e Kosovës i ka dhënë Ukrainës në përballje me agresionin ushtarak të Federatës Ruse, teksa sulmin e 24 shtatorit në Banjskë e quajti të tmerrshëm dhe të papranueshëm”, thuhet tutje./teve1.info./

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Buzhala: Mes tri projekteve amerikane për energjinë, kemi zgjedhur atë të financuar nga MCC

Buzhala: Mes tri projekteve amerikane për energjinë, kemi zgjedhur atë të financuar nga MCC

Banorët e Lupçit i gëzohen kanalit të ujitjes

Banorët e Lupçit i gëzohen kanalit të ujitjes

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

BE apelon për bashkëpunim rajonal pas tensioneve mes Serbisë e Malit të Zi

Plani hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” i gatshëm për shqyrtim publik

Plani hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” i gatshëm për shqyrtim publik

Çfarë qëllimesh kishte grupi që u dëbua nga Mali i Zi në Serbi?

Çfarë qëllimesh kishte grupi që u dëbua nga Mali i Zi në Serbi?

Krasniqi: Kalimi i pragut nuk është problem, synojmë dyshim të deputetëve

Krasniqi: Kalimi i pragut nuk është problem, synojmë dyshim të deputetëve

Xani: LDK nuk synon me fitua gjithçka vet, një mendësi e tillë po na dërgon në bllokada

Xani: LDK nuk synon me fitua gjithçka vet, një mendësi e tillë po na dërgon në bllokada

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Buzhala: Mes tri projekteve amerikane për energjinë, kemi zgjedhur atë të financuar nga MCC

Buzhala: Mes tri projekteve amerikane për energjinë, kemi zgjedhur atë të financuar nga MCC

FC Prishtina prezanton Malësor Gjonbalajn, por ai do të udhëheq Këshillin Profesional

FC Prishtina prezanton Malësor Gjonbalajn, por ai do të udhëheq Këshillin Profesional

Protestuesit kundër projektit të Zvërnecit shpalosin kërkesat e tyre

Protestuesit kundër projektit të Zvërnecit shpalosin kërkesat e tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën