TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zyra e BE-së shpreh keqardhje që nuk morën parasysh rekomandimet e tyre për tri ligje

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Zyra e BE-së shpreh keqardhje që nuk morën parasysh rekomandimet e tyre për tri ligje

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpreh  keqardhje se tri projektligje të planifikuara për lexim të dytë nesër në Kuvendin e Kosovës, nuk i kanë marrë parasysh komentet e BE-së që synojnë përmirësimin e tyre dhe sigurimin e pajtueshmërisë me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

BE-ja thotë se komisioni i Kuvendit nuk i ka trajtuar shqetësimet kyçe lidhur me këtë projektligj, të ngritura në opinione të ndryshme të BE-së.

“Sa i përket Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarë Publikë, është shqetësues fakti se Komisioni i Kuvendit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rural, nuk i ka konsideruar këshillat e gjera dhe konsistente që BE-ja ka ofruar gjatë procesit të hartimit në mënyrë që ligji të përafrohet plotësisht me parimet meritore, duke përfshirë një opinion të veçantë të Komisionit të BE-së të nxjerrë për Ligjin për Zyrtarë Publikë në fuqi. Komisioni i Kuvendit nuk i ka trajtuar shqetësimet kyçe lidhur me këtë projektligj, të ngritura në opinione të ndryshme të BE-së, veçanërisht në lidhje me ndryshimet që sjell legjislacioni në pozitat drejtuese dhe në procedurat e rekrutimit, ngritjes në detyrë dhe performancës në shërbimin civil”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së.

Derisa, ka theksuar se ndryshimet e tilla nëse zbatohen, rrezikojnë të minojnë profesionalizimin dhe paanshmërinë e shërbimit civil.

Ndërkohë, BE-ja thotë se kjo bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023.

“Ndryshime të tilla, nëse zbatohen, rrezikojnë të minojnë profesionalizimin dhe paanshmërinë e shërbimit civil. Veçanërisht, është shqetësues fakti që projektligji e mban edhe dispozitën e diskutueshme “viti zero”, e cila përcakton se me hyrjen në fuqi të ligjit fillon edhe mandati i parë i shërbimit për nëpunësit civilë në detyrë dhe zyrtarët publikë në pozita drejtuese të nivelit të ulët dhe të mesëm, pasi që kjo bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023. Kjo rrezikon gjithashtu të minojë profesionalizimin dhe stabilitetin në shërbimin civil”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, BE-ja ka shpreh keqardhje që Kosova nuk ka dërguar një opinion përcjellës nga Komisioni i Venecias, ku BE-ja thotë se do t`a përsërit rekomandimin që të rikonsultohet Komisioni i Venecias për këtë projektligj.

“Lidhur me projektligjin aktual për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, BE-ja shpreh keqardhjen që Kosova nuk kishte kërkuar një opinion përcjellës nga Komisioni i Venecias, përkundër faktit se me vendosjen e Komisionit Para-Zgjedhor plotësim/ndryshimet parashikojnë një strukturë të re institucionale për emërimin e anëtarëve jo prokuror. Andaj, BE-ja përsërit rekomandimin e vet të fortë që të rikonsultohet Komisioni i Venecias për këtë projektligj. BE-ja thekson më tej me shqetësim se përkundër këshillave dhe mbështetjes sonë të vazhdueshme që i kemi dhënë qeverisë dhe komisioneve përkatëse të Kuvendit, komentet tona nuk janë marrë parasysh, duke përfshirë ato në lidhje me rritjen e pluralizmit dhe pavarësisë së Komisionit Para-Zgjedhor për të siguruar përafrimin me standarde evropiane”, ka thënë BE-ja.

Derisa, BE-ja u ka bërë thirrje Kuvendit që të rishqyrtojë edhe njëherë plotësim/ndryshimet e propozuara për të siguruar që këto projektligje t’i përmbushin standardet e BE-së.

“BE-ja në Kosovë vëren se këto projektligje janë kyçe për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vlerësimi i përafrimit me standardet evropiane do të jetë gjithashtu vendimtar për vlerësimin e progresit nga Komisioni i BE-së në raportin e zgjerimit. Andaj, i bëjmë thirrje Kuvendit që t’  rishqyrtojë edhe një herë plotësim/ndryshimet e propozuara për të siguruar që këto projektligje t’i përmbushin standardet e BE-së dhe evropiane duke adresuar komentet dhe rekomandimet tona të mëparshme.  Në fund të fundit, ligjet e mira dhe të drejta që përputhen me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, janë esenciale për sundimin e ligjit në shoqëritë demokratike, si dhe për mirëqenien dhe mbrojtjen e qytetarëve”, thotë BE-ja./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dorëzimi i dosjeve për hetim, Prebreza: Erdhi koha që dikush duhet të marrë përgjegjësi për degradimin e Fushë-Kosovës

Dorëzimi i dosjeve për hetim, Prebreza: Erdhi koha që dikush duhet të marrë përgjegjësi për degradimin e Fushë-Kosovës

Osmani takohet me gratë lidere në Riad: Miqësia Kosovë–EBA drejt bashkëpunimit në art dhe inovacion

Osmani takohet me gratë lidere në Riad: Miqësia Kosovë–EBA drejt bashkëpunimit në art dhe inovacion

Bislimi takon përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges

Bislimi takon përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges

Vdes gjatë trajtimit në QKUK, policia heton rastin e gruas nga Gjilani

I plagosuri nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë – QKUK jep detaje

Sondazhi i Gallup: Amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për sistemin e tyre politik

Sondazhi i Gallup: Amerikanët janë thellësisht të shqetësuar për sistemin e tyre politik

Dorëzimi i dosjeve për hetim, Prebreza: Erdhi koha që dikush duhet të marrë përgjegjësi për degradimin e Fushë-Kosovës

Dorëzimi i dosjeve për hetim, Prebreza: Erdhi koha që dikush duhet të marrë përgjegjësi për degradimin e Fushë-Kosovës

Kush ishin katër anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali nga rrjedhja e gazit?

Kush ishin katër anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali nga rrjedhja e gazit?

Osmani takohet me gratë lidere në Riad: Miqësia Kosovë–EBA drejt bashkëpunimit në art dhe inovacion

Osmani takohet me gratë lidere në Riad: Miqësia Kosovë–EBA drejt bashkëpunimit në art dhe inovacion

Ademi pas rizgjedhjes si kryetar i FFK-së: “Kam mbi 50 mijë përkrahës prapa meje”

Ademi pas rizgjedhjes si kryetar i FFK-së: “Kam mbi 50 mijë përkrahës prapa meje”

“Adidas”, partner zyrtar i Kombëtares së Kosovës në futboll

“Adidas”, partner zyrtar i Kombëtares së Kosovës në futboll

Bislimi takon përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges

Bislimi takon përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën