Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjeve.
“Sot, në ditën e Krishtlindjeve, BE-ja në Kosovë u uron të gjithë të krishterëve ortodoksë në Kosovë një sezon festash të shënuar nga ripërtëritja, dhembshuria dhe vullneti i mirë”, thuhet në urim.
Për këtë festë ka uruar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.








