Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka uruar qytetarët pas miratimit të vendimit për liberalizimin e vizave.
”Lajm i mirë për Kosovën dhe BE-në. Urime të gjithëve”, thuhet në njoftimin e tyre, përcjell teve1.info
Përmes një seance plenare, Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pas këtij hapi pason nënshkrimi i tekstit që garanton liberalizimin e vizave për Kosovën. /Teve1.info/
Great news for 🇽🇰#Kosovo and the 🇪🇺#EU!
Congratulations to all🤝 https://t.co/pK481UymSa— European Union in Kosovo (@EUKosovo) April 18, 2023