Shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek ka thënë se është bërë progres në zbatimin e pakos së përbashkët për mbështetje të energjisë.
Duke përmendur masat dhe numrin e familjeve përfituese ai ka thënë se Kosova dhe vendet e rajonit do të vazhdojnë të përfitojnë nga investimet që janë në kuadër të kornizës së investimeve në Ballkanin Perëndimor.
Tutje, ai ka thënë se presin që të vazhdojë bashkëpunimi në sektorin e energjisë dhe në reformën e zbatimit dhe investimit për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të sjellë Kosovën më afër BE-së, shkruan teve1.info
“Jemi ardh nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar ndikimin e krizës energjetike. Me herët këtë vit, pothuajse mbi 2 mijë familje kanë përfituar për të i plotësuar faturat dhjetor-mars për shkak të kursimeve për harxhimin e energjisë elektrike, krahasuar me vitin me vitet e kaluara. Sipas programit të qeverisë, pothuajse 50 mijë familje të cenueshme që kanë të hyra më pak se 100 euro për familje, kanë aplikuar për subvencionim të faturës së energjisë elektrike. Fondi i Energjisë për Efiçience ka subvencioni më shumë se 2 mijë familje për izolimin e shtëpive, kur masat do të zbatohen në 28 shtëpi, ku prej kësaj do të përfitojnë 75 familje. Ministria e Ekonomisë ka pranu më shumë se mijëra aplikacione për pajisje ngrohëse dhe pajisje elektrike…
Për të përmbledhur progres i madhe tashmë është bërë në zbatimin e pakos sonë të përbashkët për mbështetje për energjinë. Para sa të mbyllë do të doja të tërheq vëmendjen tuaj në punën që kemi filluar me Qeverinë e Kosovës për të përgatitur agjendën e reformës për të përshpejtuar rritjen ekonomike përmes investimit, financimit, grandeve si pjesë e 6 milionë euro. Kosova dhe vendet e rajonit do të përfitojnë tutje nga investimet në kornizën e investimeve në Ballkanin Perëndimor…Ne presim të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në sektorin e energjisë dhe në reformën e zbatimit dhe investimit për të siguruar një të ardhme të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të sjellë Kosovën më afër BE-së”, ka deklaruar ai./teve1.info