I ftuar në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1, Morina thotë se lajmi për vrasjen e anëtarëve të tij ka qenë shumë i rëndë për të pasi që në atë kohë ai kishte emigruar në Gjermani.
“23 vite më parë forcat serbe e kanë sulmu familjen Morina ku në atë sulm të tyre mbetën të vrarë kryefamiljari Fejzullah Morina me 3 djemë të tij, Lavdimin 24 vjet, Fidaimin 14 vjet dhe Shkëlzenin 11 vjet, janë babai dhe vëllezërit e mi. Para se me fillu lufta si çdo i ri i Kosovës kam marr rrugën e mërgimit dhe me të marr lajmin kam qenë në Gjermani. Me të marr lajmin, vëllau i madh në atë kohë i ka pasur dy fëmijë, s’kisha çka tjetër kërkova të kthehem, pasi ka përfundu lufta kanë hyrë NATO në Kosovë. Lajmi ka qenë shumë i rëndë e kemi marrë sa kam qenë gjatë qëndrimit në Gjermani d.m.th lajmi ka qenë shumë tronditës gjysma e familjes është vra, diçka që s’është ka mujt një riu me pranu, nga një i afërm jam informu disa lidhje që kanë qenë kush ka mund të kontaktojë, por dicka jo informatë e sigurt por ka ndodhë diçka”, tha ai.
Morina tregon se momentin kur ka ndodhur rasti, prindërit dhe vëllezërit e tij kanë qenë në shtëpi dhe e mbijetuara e vetme nga kjo ngjarje është gruaja e vëllaut të tij, e cila i ka treguar detajisht se ka ndodhur vrasja.
“Kur ka ndodhur rasti prindëritë kanë qenë në shtëpi dhe bashkëshortja e vëllaut me dy fëmijët e vet vetëm bashkëshortja e vëllaut ka shpëtu. Ajo shpjegon rastin po thuhet se 23 vite më parë diku rreth orës 11:45 edhe sipas dëshmitarëve thuhet se kanë qenë afro 15 vetë që kanë hyrë në oborrin tonë ushtarë paramilitarë dhe kanë filluar të shtënat vëllau Lavdimi ka qenë në oborr, është vrarë vëllau, prindi ka qenë një shtëpi ndihmëse në oborr dhe pas vrasjes, ai ka dalë në oborr edhe ka thirr emrin e vëllaut edhe ata personat janë fokusu te prindi e kanë vra edhe atë. Kur e kanë vra prindin, dy vëllezërit e vegjël nga dritarja i kanë hapur dritaret kanë gjuajtur me automatikë, pas vrasjes së dy vëllëezeërve prindin tim e kanë futur brenda të vrarë edhe siç thuhet nga dëshmitarët kanë përdorë lëndë djegëse që ia kanë vërë zjarrin por për fat të mirë nuk janë humbur gjurmët, pasi kanë përfundu lufta të afërmit janë kthy dhe i kanë bërë varrimin e tyre”, tregon ai.
Tash, 23 vite pas – ai thotë se ka pasur një hetim në vitin 2010 nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, të cilët kanë intervistuar rreth 20 dëshmitarë, por që ende nuk ka ndonjë rezultat final.
“Gjatë gjithë kohës jam interesuar shumë derisa në vitin 2010 për fat të mirë kanë ardhur edhe policia e ELEX-it bashkë me Policinë e Kosovës më kanë kontaktuar dhe kemi filluar me punë, ka filluar janë zhvillu hetime kanë marrë diku përafërsisht 20 dëshmitarë, i kanë dhënë dëshmitë e veta edhe kanë ardhur edhe IML pas marrjes së dëshmive edhe trupat i kanë marrë i kanë rivarros dhe kanë bërë autopsinë e tyre. Dëshmitarët kanë folur edhe për emrat”, rrëfeu ai.
I pyetur se a do ta pranonte një kërkim falje, Morina thotë se kjo është më e pakta që mund të bëhet sepse shteti serb është ai që duhet gjykuar.
‘’Nuk e di se jam me ndjenja të përziera kërkim falja për mu është shumë e vogël nëse bëhet diçka me shtetin serb është e pakuptimtë, duhet dënuar shteti i Serbisë kriminelët vendin e kanë në burg, është dashtë shteti i Serbisë ti qet përpara”, përfundoi rrëfimin e tij ai./teve1.info/