Zymberi njoftoi se në qoftë se neni 46 i Ligjit për Shërbyesit Civil hyn në fuqi, juristët kanë propozuar që pozicionet e udhëheqësve dhe shefave të shpallen të lira brenda një viti.
Mirëpo, sipas Zymberit, një ide e tillë nuk ka ardhur nga kryeministri Kurti.
“Për çudi, secila Qeveri që po vjen në pushtet po mundohet të bëjë ligje të përshtatshme për veten e tyre, thu se do mbesin edhe 50 vite në pushtet. Rreziku i madh qëndron te neni 46, sepse me rastin e hyrjes në fuqi të këtij neni, të gjitha pozicionet e udhëheqësve dhe shefave, do të shpallen të lira brenda një viti, e të tilla pozicione janë shumë. Janë 4 mijë pozita të tilla në të gjithë Administratën Publike të vendit. E kjo nënkupton se juristët që kanë bërë propozime të tilla, e kanë vënë në siklet kryeministrin Kurti, sepse unë nuk e besoj që kjo është ide e kryeministrit”, tha Zymberi në emisionin “Këndi i Debatit”.
Gjithashtu, Zymberi tha se Kurti ka vullnet për të mbetur në pushtet edhe për shumë vite tjera, mirëpo sipas tij, me këto propozime do jetë e pamundur.
“Këto propozime janë shkatërruese për vetë Administratën, e dërgojnë në joprofesionalizëm”, shtoi tutje ai./Tëvë1.info/