TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zyba: Sikur subjektet shqiptare të kishin qëndrime të unifikuara, Lista Serbe sot nuk do të ekzistonte

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Zyba: Sikur subjektet shqiptare të kishin qëndrime të unifikuara, Lista Serbe sot nuk do të ekzistonte

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka deklaruar se mungesa e një qëndrimi të unifikuar të partive politike shqiptare në Kosovë ka lejuar që Lista Serbe të mbetet forcë politike me ndikim vendimmarrës në vend.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Zyba ka theksuar se qëndrimi i Vetëvendosjes ndaj Listës Serbe nuk lidhet vetëm me procesin e certifikimit zgjedhor, por me të gjitha veprimet e këtij subjekti politik gjatë viteve.

“Qëndrimi ynë është për Listën Serbe, jo për çdo serb dhe jo për çdo subjekt politik serb në Kosovë. Vetëvendosja nuk ka vendosur bazën ligjore të certifikimit ajo e ka gjetur atë si obligim kushtetues dhe ligjor. Procesi ka ndodhur tre herë dhe më pas është certifikuar sërish, por jo nga Vetëvendosja, nga mekanizma institucionalë”, ka thënë Zyba.

Ai ka shtuar se, nëse partitë e tjera shqiptare do të kishin qenë të qarta dhe të qëndrueshme në raport me Listën Serbe, situata politike do të ishte ndryshe.

“Po të kishin qenë subjektet tjera, të paktën ato shqiptare, të qarta dhe me qëndrime publike, sot Lista Serbe nuk do të ekzistonte si subjekt i përsëritur e as si fuqi politike vendimmarrëse në Kosovë”, është shprehur ai.

Sipas Zybës, disa parti brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk guxojnë të votojnë si Vetëvendosja për shkak të përgjegjësive që mbajnë nga bashkëqeverisjet e së kaluarës.

“Mund të kenë vetëdije, por veprimet e tyre shpesh janë kundër vullnetit popullor. Nëse për arsye të bashkëqeverisjes në të kaluarën, përveç rastit ‘Banjska’ kanë qenë bashkëfajtorë në disa procese, atëherë nuk e marrin guximin t’ia atribuojnë vetes këto veprime”, ka deklaruar Zyba./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën