Granit Xhaka me shokë kanë shënuar edhe golin e dytë kundër Hungarisë në grupin A.
Michel Aebischer në minutën 45 ka shënuar edhe golin e dytë për zviceranët duke thelluar kështu epërsinë ndaj kundërshtarit.
Kwadaho Duah është autor i golit për zviceranët në minutën 12. Goli i tij, i pari ky në fanellën e Zvicrës, u pranua pas shikimit të VAR-it.
Në grupin A mbrëmë Gjermania mposhti Skocinë me rezultat të thellë 5:1.