TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zveçani nuk gjeti qetësi as më 28 Nëntor

by Venhar Isufi
11 muaj ago
0
A A
Zveçani nuk gjeti qetësi as më 28 Nëntor

Dy ditë pas hedhjes së dy granatave të dorës në stacionin e Policisë në Zveçan, të enjten pas mesnatës persona të panjohur sulmuan me një granatë dore godinën e Komunës së Zveçanit ku si pasojë e shpërthimit u dëmtuan katër vetura dhe infrastruktura e objektit të Komunës. Kryetari i kësaj Komune, Ilir Peci tha se nuk frikësohen nga këto veprime siç i quajti të grupeve terroriste, ndërkaq zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut theksoi se janë duke punuar në ndriçim të rastit. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla e ka quajtur dëshpërim të grupeve kriminale pasi që sipas tij, Policia e Kosovës po e lufton krimin në këtë zonë.

Zveçani ka dy ditë që nuk po gjen qetësi.

Kjo pasi që natën e së enjtes në këtë zonë u dëgjua përsëri një shpërthim me ç’rast u dëmtuan katër vetura.

Për pasojë u dëmtua dera e komunës, e xhamat e dritares së sallës ku mbahet mbledhja e kuvendit.

Megjithatë Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci tha se nuk i frikësohet këtyre veprimeve siç i quajti ai, terroriste nga grupet kriminale që sipas tij tentojnë ngritjen e tensioneve.

“Një grup terrorist është duke i bërë këto gjëra para dy ditësh ka ndodhur këtu në stacionin e Policisë në komunën e Zveçanit, mbrëmë këtu do të thotë kjo është një grup e cila është duke tentuar për t’i frikësuar qytetarët serbë. Mirëpo unë shfrytëzoj rastin nga këtu t’iu kërkoj qytetarëve sidomos atyre serbë që të mos kenë frikë dhe të vazhdojnë me kërkesat e tyre”, tha Peci.

Peci shtoi se do të vazhdoi punën në përkrahjen e qytetarëve të komunitetit serbë.

E zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani deklaroi për hetimet që janë duke u zhvilluar në zbardhjen e rastit.

“Janë veprime policore hetimore që zhvillohen me këtë rast sikur me cdo rast tjetër sidoqoftë është duke u marrë shumë seriozisht sepse në fakt është rasti i dytë që ndodhi në Zveçan tek stacioni Policor edhe tash te komuna të gjitha hetimet policore janë duke u ndërmarrë atje ku na dërgojnë hetimet shkojmë edhe ne”, tha Elshani.

Elshani shtoi se këto raste janë të pritshme. Por reagimi i institucioneve është i menjëhershëm.

“Në fakt nuk është diçka që ne nuk e kemi parapa ose ka mundësi me ndodh një gjë e tillë, sikurse kjo që ka ndodhur tash ka mundësi të ndodhin edhe raste të tjera me rëndësi është se çfarë veprime merr policia”, tha ai.

Gjatë ditës për këtë rast reagoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili në shkrimin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se këto veprime janë të dirigjuara nga Beogradi.

“Sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshpërimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi. Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sulm i ngjashëm ndodhi para dy ditësh  ndaj stacionit policor në Zveçan, ku u hodhën dy granata dore.

E ndërkohë, Tëvë1 ka siguruar pamjet e këtij sulmi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhjet lokale, EULEX monitoron situatën e sigurisë

Zgjedhjet lokale, EULEX monitoron situatën e sigurisë

Ambasadori britanik monitoron procesin zgjedhor në veri

Ambasadori britanik monitoron procesin zgjedhor në veri

Kuçi akuzon Ramosajn për presion ndaj votuesve në qendrat e votimit

Kuçi akuzon Ramosajn për presion ndaj votuesve në qendrat e votimit

Murati apelon qytetarëve të votojnë: Çdo votë përcakton të ardhmen e komunës

Gaza: 117 trupa të nxjerrë nga rrënojat në vetëm 24 orë

Haziri: Kurti dhe kabineti qeveritar po ushtrojnë presion tek qytetarët në Gjilan

Haziri: Kurti dhe kabineti qeveritar po ushtrojnë presion tek qytetarët në Gjilan

Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën