Madje, ai është krahasuar në rrjete sociale edhe me themeluesin e “Facebook”, Mark Zuckerberg.
Së fundmi ai ka arritur të krijojë një ueb-sajt të tij i cili mund të përdoret për komunikim mes personave.
16-vjeçari i cili merret tash e 3 vjet me programim, rrëfen për tëvë1 rreth shërbimeve të këtij ueb-sajti.
Ai tregon se përgjatë krijimit të këtij projekti, ka hasur edhe në vështirësi por të cilat i ka tejkaluar.
Fejza tregon edhe ambiciet e tij rreth këtij profesioni, teksa nuk përjashton mundësinë e përfaqësimit të vendit në gara ndërkombëtare.
Të kënaqur me punën e nxënësit e tyre janë edhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.
Nga kjo shkollë thanë për televizionin se është rritur numri i të interesuarve, kryesisht nxënës, për fushën e teknologjisë.
Kronika e gazetarit Lindrit Zejnullahu.







