TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZRRE reagon pas raportimeve për rritje të çmimit të energjisë

by teve1
2 vjet ago
6
A A
ZRRE reagon pas raportimeve për rritje të çmimit të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka sqaruar se KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë paraqitur kërkesat për përshtatjen e të hyrave të lejuara për vitin 2025, të cilat siç thuhet janë dorëzuar në ZRRE në përputhje me kërkesat ligjore.

Sipas ZRRE-së përgjigja e tyre ndaj këtyre aplikimeve do të bazohet në një vlerësim të detajuar të dokumenteve të dorëzuara dhe pas përfundimit të vlerësimit do të hartojnë dhe publikojnë një raport për konsultim publik.

Në këtë raport thuhet se do të përfshihen analizat dhe rekomandimet përkatëse dhe raporti do të jetë i disponueshëm për konsultim për një periudhë dyjavore, gjatë së cilës bëhet e ditur se qytetarët dhe palët e interesuara mund të shprehin komentet dhe sugjerimet e tyre.

“Pas shqyrtimit të komenteve dhe sugjerimeve të marra gjatë periudhës së konsultimit, ZRRE-ja do të propozojë një vlerësim përfundimtar, i cili do të dorëzohet për miratim në Bordin e ZRRE-së. Ky proces është projektuar për të siguruar transparencë të plotë dhe për të mundësuar pjesëmarrjen e publikut dhe aktorëve të tjerë të interesuar në këtë proces të rëndësishëm”, thuhet në sqarim.

Më tej thuhet se deri në publikimin e raportit për konsultim publik, ZRRE-ja nuk mund të japë asnjë qëndrim për mundësinë e ndryshimeve të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025.

Po ashtu thuhet se çdo spekulim lidhur me rritjen e tarifave, para se të publikohet raporti i ZRRE-së për konsultim publik, është i pavërtetë, i paargumentuar dhe nuk duhet të merret parasysh.

“Ftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara që të ndjekin raportet dhe informacionet e publikuara nga ZRRE dhe të kontribuojnë me komentet e tyre gjatë periudhës së konsultimit publik. Kjo është një mundësi për të siguruar që çdo ndryshim në strukturën e tarifave të energjisë të jetë i bazuar në një analizë të thellë dhe të marrë parasysh interesat e të gjithë konsumatorëve”, theksohet në sqarim.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve është një nga matësit më të rëndësishëm të drejtësisë në një shoqëri

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve është një nga matësit më të rëndësishëm të drejtësisë në një shoqëri

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

​Çitaku: PDK e hapur për konsultime me Bashkimin Evropian, aleatët ndërkombëtare dhe shoqërinë civile

Vazhdohet hartimi i planit të ri kombëtar kundër dhunës ndaj grave

Vazhdohet hartimi i planit të ri kombëtar kundër dhunës ndaj grave

​Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

​Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë në 2028

Brajan Gruda, dribluesi më i mirë në Evropë

Bayerni monitoron Grudën

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

​Çitaku: PDK e hapur për konsultime me Bashkimin Evropian, aleatët ndërkombëtare dhe shoqërinë civile

Vazhdohet hartimi i planit të ri kombëtar kundër dhunës ndaj grave

Vazhdohet hartimi i planit të ri kombëtar kundër dhunës ndaj grave

​Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

​Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi

Një muaj paraburgim për shtetasin gjerman që u kap me 43 armë automatike në Gjilan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën