TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

ZRrE miraton kërkesën e Alpex për bashkimin e tregjeve energjetike Kosovë – Shqipëri

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
ZRrE miraton kërkesën e Alpex për bashkimin e tregjeve energjetike Kosovë – Shqipëri

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hënën kërkesën e Alpex për fillimin e tregtimit të energjisë në kursin shqiptar.

Ky proces pritet të fillojë nga 1 shkurti, që për ZRrE-në konsiderohet hap i rëndësishëm për vendin. Në mbledhjen e sotme të bordit të këtij institucioni, kryesuesi Ymer Fejzullahu tha se ky është rasti i parë i bashkimit të dy tregjeve.

Sipas tij, ky është një hap i madh dhe se shpreson se do të jetë shembull edhe për vendet tjera për bashkim të tregjeve.

“Është një hap i madh drejt finalizimit të një procesi që është filluar pothuajse dhjetë vjet më parë. Është një ditë e madhe për sektorin e energjisë, që ta kemi mundësinë që nga data 1 shkurt të shesin dhe blejnë energjinë në kursin shqiptar. Po shpresojmë që ky treg do të jetë në të ardhmen, një prej tregjeve më likuide në Ballkan, duke pasur parasysh se është në Ballkanin Perëndimor është rasti i parë kur në të njëjtën ditë fillon edhe krijimi i një tregu për zonën e Kosovës por edhe bashkimi i dy tregjeve”, deklaroi Fejzullahu, shkruan KP.

Tutje, theksoi se synohet që në të ardhmen të ketë bashkim të tregut edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Ndërkaq, Skender Muqolli nga Departamenti i Tregut në ZRrE theksoi se kërkesa e Alpex për fillimin e tregtimit i plotëson kushtet.

“Alpex kërkon nga ZRrE miratimin e fillimit të tregtimit për zonën tregtare të Kosovës, e cila do të përkojë me vitin e fillimit të bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike midis Shqipërisë dhe Kosovës, në përputhje edhe me parashikimet e nenit 5 të marrëveshjes kornizë mbi tregjet e energjisë elektrike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, sipas marrëveshjes të nënshkruar në vitin 2021, në mes të Entit Rregullator të Shqipërisë, Zyrës Rregullatore të Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmisionit në Shqipëri dhe KOST në Kosovë”, deklaroi ai.

Në mbledhjen e bordit të ZRrE-së, Muqolli shtoi se Alpex ka përfunduar periudhën e parë të testimit për integrimin e sistemeve.

Tags: AlpexYmer FejzullahuZRRE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Përkundër polemikave, Prishtina përfshihet në buxhetin e vitit 2026

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Edhe dy javë afat për zgjedhjet e presidentit, njohësit vlerësojnë se edhe opozita duhet të ketë kandidat

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Aksident në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

“Këndi i Debatit” 19.02.2026

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet i dënuari me pesë vite burgim për dhunim

Haxhiu takon organizatat e shoqërisë civile, premton rritje të transparencës dhe bashkëpunimit

Haxhiu takon organizatat e shoqërisë civile, premton rritje të transparencës dhe bashkëpunimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën