Prokurori nga ZPS, Nathan Quick në fjalën përfundimtare që është duke e dhënë në rastin ndaj katërshes së UÇK-së, është duke folur për strukturën dhe rolin e të akuzuarve.
Në pjesën që është duke vazhduar, ai ka folur për siç tha ‘autoritetin’ e Rexhep Selimit, si dhe të Thaçit, Veselit e Krasniqit.
“Selimi mblidhte informacione gjatë inspektimeve dhe i përcillte te Shtabi i Përgjithshëm. Ai raportonte dhe dorëzonte raporte me shkrim. Autoriteti i Selimit ilustrohet edhe më tej me emërimin e tij si kryetar i Komisionit të Shtabit, që kishte për detyrë të përcaktonte kufijtë e zonave operative. Selimi shpërndante dhe lëshonte urdhra në emër të Shtabit të Përgjithshëm. “
Ai tutje ka pretenduar se “Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, krahas përgjegjësive të tjera, ushtronin autoritet politik të vazhdueshëm.
“Funksionet ishin në mënyrë të nevojshme dhe të qëllimshme të ndërlidhura me njëra-tjetrën.”







