TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

ZPS: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

by tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Pas kritikave, trupi gjykues me urdhra për përshpejtimin e nxjerrjes së provave në rastin Thaçi dhe të tjerët

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë ka bërë të ditur se nuk do të thërrasë asnjë dëshmitar pas 4 prillit, në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këtë e konfirmoi prokurori Matt Malling në një konferëncë të mbajtur më 19 shkurt për ecurinë e rastit, ku tha se “4 prilli është data e fundit e parashikuar” për thirrjen e dëshmitarëve.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë që katër vjet dhe vazhdimisht kërkesat e tyre për lirim nga paraburgimi janë refuzuar nga gjykatësit.

Gjatë konferencës u bë e ditur se gjatë javës së ardhshme do të dëshmojnë edhe dy dëshmitarë të tjerë, ndërsa për muajin mars u tha se deri më tani është konfirmuar vetëm dëshmia e një personi, megjithë planet për të intervistuar edhe dëshmitarë të tjerë.

Në prill, pasi ZPS-ja të ketë përfunduar marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ekipet mbrojtëse të katër të pandehurve – të cilët janë deklaruar të pafajshëm – do të paraqesin rastin e tyre, shkruan REL.

Në konferencën e sotshme nuk mori pjesë Thaçi, ngjashëm si në atë të fundit, për shkaqe shëndetësore. Tre të akuzuarit e tjerë ishin prezent përmes një video-lidhjeje.

Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023, teksa ekipet mbrojtëse vazhdimisht janë ankuar për kohëzgjatjen e këtij procesi.

Në nëntor të vitit të kaluar, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, kishte thënë se u takon gjykatësve që të vendosin nëse do të lirojnë nga paraburgimi katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur Prokuroria e Specializuar të përfundojë rastin e saj.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.

Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.

Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Gjykata Speciale apo Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjykata është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit, Dr. Adriatik Berisha, i bashkohet PDK-së

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit, Dr. Adriatik Berisha, i bashkohet PDK-së

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

PDK-ja thotë se s’ka marrëveshje me Nismën për zgjedhjet e parakohshme

PDK-ja thotë se s’ka marrëveshje me Nismën për zgjedhjet e parakohshme

Punëtorët e “Trafiku Urban” shpresat të mbledhja e nesërme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Punëtorët e “Trafiku Urban” shpresat të mbledhja e nesërme e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Flick e do Asllanin te Barça

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit, Dr. Adriatik Berisha, i bashkohet PDK-së

Mjeku që i qëndroi afër Thaçit, Dr. Adriatik Berisha, i bashkohet PDK-së

“Mesditë”- 26.11.2025

“Mesditë”- 26.11.2025

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

Punëtorët e RTK-së vazhdojnë grevën, Bimbashi: Dita e tretë pa asnjë sinjal

Graniti konfirmohet kapiten i Sunderlandit

Sunderlandi me vendim për të ardhmen e Xhakës

Amir Rrahmani, shtylla e mbrojtjes më të mirë në Evropë

Rrahmani flet për Kosovën dhe Napolin

PDK-ja thotë se s’ka marrëveshje me Nismën për zgjedhjet e parakohshme

PDK-ja thotë se s’ka marrëveshje me Nismën për zgjedhjet e parakohshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën