TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

ZPS-ja konfirmon arrestimin e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
ZPS-ja konfirmon arrestimin e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj

Isni Kilaj është arrestuar në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) sipas një urdhri arrestimi të lëshuar nga Prokurorja e Specializuar.

Ai është transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës “pa vonesa të panevojshme”.

Reklamë

“Z. KILAJ u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) të vitit 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe shkeljen e sekretit të procedurave sipas nenit 392 të KPK-së, dhe nenet 15(2) e 16(3) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në njoftim nga kjo Gjykatë.

Tutje në njoftim thuhet se misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në në pajtim me mandatin e vet dhe sipas legjislacionit të Kosovës, si dhe Policia e Kosovës.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar e merr jashtëzakonisht seriozisht pengimin e drejtësisë dhe do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”, është thënë në njoftim.

Paraqitja e parë e Isni Kilajt është caktuar të mbahet të shtunën, më 4 nëntor në orën 10:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës gjykatësi siguron që Isni Kilaj është informuar për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik.

“Brenda 48 orësh pas paraqitjes së parë, Gjykatësi do të vendosë në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e Isni Kilajt”, thuhet në njoftim.

ZPS-ja arreston ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEK njofton se në mesnatë do të ndalet operimi i njësisë B1

Rikthehet në funksion njësia B1

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot më i freskët gjatë javës

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Dy të lënduar e dëme të mëdha materiale nga aksidenti në rrugën Dragash – Prizren

Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Mehmeti: Në rrethanat aktuale, Kosovës i duhet një qeveri LVV – PDK

Mediet maqedonase sulmojnë Kim Mehmetin pas deklaratave të tij për “elitat maqedonase”

KEK njofton se në mesnatë do të ndalet operimi i njësisë B1

Rikthehet në funksion njësia B1

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot më i freskët gjatë javës

Një protestues tërhiqet zvarrë në Beograd, policia vetëm shikon

Një protestues tërhiqet zvarrë në Beograd, policia vetëm shikon

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Dy të lënduar e dëme të mëdha materiale nga aksidenti në rrugën Dragash – Prizren

Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Rrjedhe e madhe e ujit, disa zona në Prishtinë pa ujë

Rrjedhe e madhe e ujit, disa zona në Prishtinë pa ujë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X