TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

ZPS-ja dorëzon versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake ndaj Thaçit dhe të tjerëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Caktohet seanca e radhës në Speciale ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), më 3 prill 2023 dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të korrigjuar në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

I njëjti version është publikuar në gjuhën angleze dhe mund ta gjeni: KËTU.

Ndryshe, sipas urdhrit të 13 shkurtit 2023, trupi gjykues kishte kërkuar që për çdo parashtrim të protokolluar të përmendur në paragrafët e këtij urdhri, ZPS-ja të paraqesë brenda 3 prillit 2023: (a) arsyet që ka për ruajtjen e klasifikimit ekzistues të parashtrimit të protokolluar; (b) versionin publik të redaktuar përkatës; ose (c) një pohim që parashtrimi i protokolluar mund të riklasifikohet si publik në gjendjen aktuale.

Kurse, mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përmes këtij urdhri pritet t’i paraqesin të njëjtat brenda 8 majit 2023.

Ndryshe, në seancën e 3 prillit 2023, u dha fjala hyrëse nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.

Po ashtu, në po atë seancë, pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

Kurse, seanca e 4 prillit 2023 vazhdoi me fjalën hyrëse të mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Selimit, si dhe deklaratat pa betim të këtyre të fundit.

Në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, janë pranuar si viktima në procesin gjyqësor, 140 persona.

Ndërsa, paraqitja e provave, duke nisur edhe thirrja e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të nisë më 11 prill.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbehen tensionet, LVV dhe PDK të gatshme për bashkëpunim?! Përmbytjet – mbyllen shkollat | MESDITË

Zbehen tensionet, LVV dhe PDK të gatshme për bashkëpunim?! Përmbytjet – mbyllen shkollat | MESDITË

Policia në kërkim të 20-vjeçarit nga Peja, i dyshuar për tri vepra penale

Policia në kërkim të 20-vjeçarit nga Peja, i dyshuar për tri vepra penale

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj uron Bedri Hamzën: Ofron bashkëpunim për të mirën e Kosovës

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Trumpi po shqyrton të sulmojë Iranin

Dy vjet burg për burrin që kërcënoi me vdekje presidentin dhe zëvendëspresidentin amerikan

Kosova U21 luan në udhëtim te Finlanda

Kosova U21 luan në udhëtim te Finlanda

Gjyqtarët e njohur italianë do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Zvicër

Gjyqtarët e njohur italianë do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Zvicër

Hamas kërkon reagim urgjent nga bota islame për urinë në Gaza

Hamasi kundërshton miratimin nga OKB-ja të rezolutës amerikane për Gazën

Zbehen tensionet, LVV dhe PDK të gatshme për bashkëpunim?! Përmbytjet – mbyllen shkollat | MESDITË

Zbehen tensionet, LVV dhe PDK të gatshme për bashkëpunim?! Përmbytjet – mbyllen shkollat | MESDITË

Përmbytje në Lezhë, rrugë të bllokuara e mungesë të energjisë si pasojë e reshjeve

Përmbytje në Lezhë, rrugë të bllokuara e mungesë të energjisë si pasojë e reshjeve

Policia në kërkim të 20-vjeçarit nga Peja, i dyshuar për tri vepra penale

Policia në kërkim të 20-vjeçarit nga Peja, i dyshuar për tri vepra penale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën