TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zogaj thotë se punimet në rrugën A do të nisin javën e ardhshme

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zogaj thotë se punimet në rrugën A do të nisin javën e ardhshme

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka deklaruar se tashmë është nënshkruar kontrata për fillimin e punëve në rrugën A në kryeqytet dhe se të gjitha procedurat kanë përfunduar.

Zogaj në Tëvë1, tha se kjo rrugë është e përmasave gjigante cila siç tha ai do t’iu ofrojë jo vetëm qytetarëve të Prishtinës por edhe vizitorëve një transit që e lidh Prishtinën e Re me Veternikun dhe Bregun e Diellit.

“Veç se e kemi nënshkruar kontratën për fillimin e punëve në rrugën A, pra kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe jemi në momentin kur veç se ne fillojmë me punën në rrugën A. Rruga A është një projekt strategjik i kryeqytetit pra është një rrugë e përmasave të mëdha, e përmasave të rrugës B që lidhet me rrugën B dhe do ti ofrojë qytetarëve të Prishtinës, por jo vetëm edhe atyre që e vizitojnë Prishtinën, një tranzit të jashtëzakonshëm që e lidh Prishtinën e Re, lagjen e Veternikut me Bregun e Diellit. Shumë qytetarë të Prishtinës nuk kanë nevojë më me hy te rrethi me hy në Ulpianë, për me vazhdu tutje në Breg të Diellit, por kanë me përdorë këtë rrugë të re e cila është rrugë e gjanë me shumë korsi, me shtigje të biçikletave, me trotuare, me ndriqim publik. Pra një rrugë e nivelit të autostradave edhe çmimi i ndërtimit të saj është çmim serioz dhe ne konsiderojmë që kjo është prej punëve të mëdha që po fillon dhe ne jemi krenarë për këtë.”, tha ai.

Tutje Zogaj në emisionin “Ditari”, tha se projekti në fjalë do të kap vlerën prej afro nëntë milionë euro dhe pritet të përfundojë gjatë ketij viti.

“Ky projekt do të kushtojë afër nëntë milionë euro, pra pjesa e parë e rrugës A që përfundohet gjatë vitit 2023 sipas parashikimeve tona. Është kontraktu një kompani e cila ka me përfundu fazën e parë të rrugës A, pastaj jemi në projektim që me vazhdu edhe me fazën e dytë të rrugës A. Sepse rruga A pastaj del në anën tjetër te kompleksi i ndërtesave që i quajmë “ndërtesat e arapve” në Emshir e vazhdon deri te hoteli Garden e tutje dhe lidhet me rrugën e Fushë Kosovës pra është rrugë gjinte.Tash fillojmë prej Spitalit amerikan deri te lidhja me rrugën B te barnatoret dhe kjo është faza e parë. Faza e dytë pastaj e prenë Veternikun pra hyjmë nën nënkalim dhe dalim në Emshir e tutje deri te hoteli Garden dhe lidhemi me rrugën e Fushë Kosovës. Kjo është një linjë fantastike është një rrugë strategjike e kryeqytetit”, tha Zogaj.

Teksa sa i përket fillimit të punimeve sipas nënkryetarit Zogaj, pritet që ato të fillojnë javën e ardhshme ku edhe pritet të bëhet promovimi.

“Ne mendojmë javën e ardhshme ta bëjmë promovimin, ku bagerët e parë veç kanë me fillu me punë. Fillohet me kolektor sepse aty kalon një kanalizim për të cilin janë anku gjithmonë qytetarët e Prishtinës, fillojmë me ndërtimin e kolektorit që së pari të futet në gyp krejt ai ujë që rrjedhë në atë pjesë përmbi kolektor ndërtohet rruga “, shtoi ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën