TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zogaj thotë se Projektligji për paga është i papranueshëm për gjyqësorin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Zogaj thotë se Projektligji për paga është i papranueshëm për gjyqësorin

Të njëjtin mendim Zogaj ndan edhe për Projektligjin për zyrtarët publik. Sipas tij të dy këto dy ligje rrezikojnë sistemin gjyqësore dhe pavarësinë e sistemit.

Zogaj, në një intervistë për KosovaPress shprehet se të dyja këto dokumente nuk janë në pritshmëritë e KGJK-së, pasi ai i Pagave ul rrogat e gjyqtarëve deri në 40%, ndërsa për Zyrtarët Publik vështirëson procedurat e rekrutimit për stafin e administratës.

Sipas tij të dy këto projektligje janë n kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kemi dhënë argumente tona që janë edhe kushtetuese por edhe referencat ndërkombëtare por edhe të brendshme që paga e gjyqtarit nuk mund të ulet… Ky draftligj duhet të korrektohet dhe duhet të shikohet me vëmendje të veçantë edhe statusi i gjyqtarëve në kuptimin e pagës por edhe administrata gjyqësore”, thotë Zogaj.

Kreu i KGJK-së konsideron se ulja e pagave të gjyqtarëve do të ndikojë në humbjen e motivit për punë, por edhe do të rris rrezikun për korrupsion.

Zogaj u shpreh se Projektligjin për paga por edhe atë për zyrtarët publik do e dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese në rast se miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

Kurse, në lidhje me procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë, i cili është kundërshtuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Zogaj beson se si i tillë nuk do të arrijë të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

“Sistemi do garanci, askush nuk bëhet pjesë e sistemit duke llogaritur se cilado parti që vjen në pushtet do të bëjë vetting, jo neve na duhen mekanizmat e brendshëm të verifikimit në mënyrë adekuate profesionale të kandidatëve për gjyqtarë që është proces permanent dhe definitivisht jemi të gatshëm… ne do të humbim 1 vit e gjysmë, dy vite kohë dhe në fund të gjithë do të ulemi në tryezë për të diskutuar atë që e ka dhënë si propozim KGJK, ndryshimin e ligjeve sistemore për sistemin e drejtësisë, Ligjin për KGJK, për gjykatat, për përgjegjësinë disiplinore këto janë mekanizmat nuk mund të dal përtej kësaj”, theksoi ai.

Zogaj tha se kundërshtimi i KGJK-së asnjëherë nuk duhet të shihet si sfidë ndaj dikujt por si përpjekje për të ruajtur atë që është ndërtuar me shumë mund në këtë sistem.

Lidhur me mospajtimet në mes të KGJK-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, kreu i këtij Këshilli, Albert Zogaj thotë se fatkeqësisht ka më shumë protestim të institucioneve dhe jo veprime konkrete që do ndikonin në përmirësimin e gjendjes së gjyqësorit në Kosovë.

Sistemi gjyqësor në Kosovë, vazhdimisht kritikohet për vonesa në trajtimin e lëndëve dhe pritje të gjata të palëve. Por, për këtë çështje, kryesuesi i KGJK-së thotë se trajtimin e lëndëve brenda afatit ligjor e ka prioritet./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Zhduket një femër në Pejë

Babai raporton të zhdukur vajzën e tij në Klinë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person vdes në fushën sportive pasi i përkeqësohet gjendja

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

77 vjet NATO: Begaj thekson rolin kyç të Shqipërisë në aleancë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Zhduket një femër në Pejë

Babai raporton të zhdukur vajzën e tij në Klinë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person vdes në fushën sportive pasi i përkeqësohet gjendja

​77 vjet NATO

​77 vjet NATO

​Dita Ndërkombëtare e ndërgjegjësimit ndaj minave

​Dita Ndërkombëtare e ndërgjegjësimit ndaj minave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën