TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zogaj: Sulmet e Bislimit ndaj Prokurorisë Speciale janë sulm ndaj vetvetes

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Zogaj: Sulmet e Bislimit ndaj Prokurorisë Speciale janë sulm ndaj vetvetes

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se për këtë subjekt politik intervistimi i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi nuk ishte i befasishëm.

Zogaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1 është shprehur kështu pasi sipas tij LDK-ja e ka ditur gjithmonë se kjo qeverisje ka qenë e korruptuar.

“Të them të drejtën për ne nuk ishte edhe ndonjë lajm i befasishëm, sepse në vazhdimësi e kemi thënë e kemi theksuar që kjo qeverisje përveç që është e paaftë është edhe qeverisje e korruptuar dhe me shumë afera korruptive. Secili prej tyre një nga një po intervistohen nga Prokuroria Speciale për shumë raste , në mesin e tyre është edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, por që nuk shkon t’i përgjigjet”, ka thënë ai.

Ndërkaq, akuza e Bislimit ndaj Prokurorisë Speciale pas përfundimit të intervistimit të tij, Zogaj ka thënë se është e papranueshme dhe sulm ndaj vetvetes.

“Pastaj, pas intervistimit dalin dhe i sulmojnë institucionet e vendit të tyre që për ne është totalisht e papranueshme. Nuk mundesh me dal nga intervistimi dhe me i sulmu institucionet e pavarura të vendit tënd, sepse po e sulmon vetveten. Zëvendëskryeministri e sulmon Prokurorinë, kryeministri e sulmon të njëjtën ose në raste të tjera Gjykatën Kushtetuese, kur i konvenon thotë janë të mirë dhe po e kryejnë punën mirë, kur nuk i konvenon janë armiq të partisë së tyre e kështu me rradhë dhe këto janë sjellje jo serioze dhe të papranueshme në një shtet demokratik”, ka shtuar Zogaj.

Ndryshe, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, të mërkurën është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në cilësinë e dëshmitarit, për rastin që ka të bëjë me hetimet mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore.

Pas përfundimit të intervistimit, Bislimi përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar Prokurorinë se me këtë intervistim ka dashur që të bëjë bujë mediale.

“Nisur nga fakti se hyrja e ndërtesës ku u mbajt intervista ishte vërshuar nga portalet, gjë që nuk ndodh më raste të tjera kur ftohen dëshmitarët, dhe nga përvoja e nxjerrjes në media të lajmit për intervistim saktësisht kur po zhvillohej takimi trilateral i dialogut në Bruksel, del i pashmangshëm përfundimi se qëllimi parësor i kësaj interviste ka qenë prodhimi i lajmit medial, ku eksponentë të qeverisë bëhen pjesë e titujve bashkë me termin “skandal”. “Skandal” që origjinën nuk e ka as në Ministri të linjës e as në prokurori, por te eksponentë të medias. Kjo e vendosë prokurorinë në një perspektivë jashtëzakonisht negative karshi përgjegjësive që ka dhe orientimit që ka zgjedhur të ndjekë. Do të ishte me interes të shumëfishtë që kjo qasje të rishikohet”, ka shkruar Bislimi.

Tags: Alban ZogajBesnik BislimiintervistimProkuroria Specialesulme
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Ambasada e ShBA-së në Kosovë uron qytetarët për Pashkët Ortodokse

Ambasada e ShBA-së në Kosovë uron qytetarët për Pashkët Ortodokse

Haradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu

Haradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar në Mitrovicë, rasti nën hetim

Negociatat SHBA–Iran mbyllen pa marrëveshje

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Bien çmimet e naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja të derivateve

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën