TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Ish-deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka komentuar situatën politike dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e cilësuar vitin 2025 si një vit të humbur për Kosovën dhe duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos-ofrimin e bashkëpunimit me LDK-në.

Ai ka folur për ngarkesën politike dhe lodhjen e qytetarëve për shkak të katër palëve zgjedhjeve brenda një viti.

“Zgjedhjet e dhjetorit do të jenë të katërtat brenda vitit. Ka qenë një vit i lodhshëm politikisht dhe për qytetarët. Reagimi i qytetarëve ndaj zgjedhjeve ka qenë relativisht i lartë dhe pozitiv, por qytetarët kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer. 2025 ka qenë një vit i humbur për Kosovën, për shkak të fituesit të zgjedhjeve, i cili ka pasur 48 mandate dhe përgjegjësinë kryesore për të zgjidhur problemet dhe për të krijuar institucionet. Fituesi i zgjedhjeve e merr mandatarin për të formuar institucionet, dhe kjo është arsyeja pse partitë politike duhet të krijojnë ura bashkëpunimi dhe të kenë partnerë për të ndihmuar vendin”, tha Zogaj.

Fokusi i tij kryesor ishte refuzimi i ofertës së VV-së për bashkëpunim me LDK-në:

“Partnerë, VV-ja kërkoi me LDK-në, por nuk e kishte tek ne. Ne ia kemi bërë shumë të qartë se partner tek LDK-ja nuk ekziston. Arsyeja është historia e kaluar, keq-qeverisja katërvjeçare e këtij mandati dhe, mbi të gjitha, fushata linçuese, ofenduese e përçarëse e VV-së. Nuk mundesh një ditë të ofendosh dhe të fyesh, e më pas të kërkosh bashkëpunim. Kjo nuk është e pranueshme për LDK-në”, tha Zogaj.

Ai nënvizoi se sjellja e VV-së e bën të pamundur ndërtimin e një partneriteti politik të qëndrueshëm dhe se qytetarët presin seriozitet dhe përgjegjësi nga partitë që kanë fituar zgjedhjet.

“Është e qartë që përgjegjësia kryesore për zgjidhjen e krizës dhe për krijimin e institucioneve bie mbi ata që kanë fituar zgjedhjet. LDK-ja gjithmonë ka qenë e gatshme për bashkëpunim, por jo nën këto kushte, dhe jo me një partner që ka përdorur fushata linçuese dhe ofenduese për të ndarë qytetarët dhe institucionet”, përfundoi Zogaj.

Tags: Alban ZogajInfo NataLDKTeve1VV-ja
ShareTweet

Postime të ngjashme

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Dyshimet për manipulim votash – Prokuroria në Mitrovicë urdhëron intervistimin e 43 kryesuesve

Zhduken dy motra në Novobërdë, Policia nis hetimet

Detaje se si u kap në flagrancë polici që posedonte drogë në Prishtinë

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të shiut

Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë në Shkup

Krejt çfarë ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri – Detaje

Gjuajtje me armë, përplasje e qëllimshme me veturë dhe arrestime – Policia jep detaje për incidentin në Prishtinë

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes në QKUK një grua, rasti po hetohet si shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën