TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Zogaj: Kërkohet reagim urgjent për çështjen e përkthimit në gjykata

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
​Zogaj: Kërkohet reagim urgjent për çështjen e përkthimit në gjykata

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha se në takimin me Asamblenë e Kryetarëve të Gjykatave është kërkuar me urgjencë që të adresohet çështja e përkthimit në gjykata. Sipas tij, kjo është problematikë serioze dhe se duhet të ketë veprime nga na e Këshillit Gjyqësor.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka miratuar rregulloren për procedurën disiplinore për nivelin drejtues i lartë 1, administror dhe zëvendësadministrator në Administratën e Sistemit Gjyqësor. Po ashtu, është miratuar edhe rregullorja për procedurën e përzgjedhjes dhe emërimin e drejtorit e sekretariatit të panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtesa..

Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj tha se në takimin me Asamblenë e Kryetarëve të Gjykatave kanë diskutuar tri çështje

“Pika një e rekomandimit ka qenë promovomi i praktikës gjyqësore për shitjen e aseteve, dhe dhënien në shfrytëzim apo shkatërrim në rastet e sekuestrimit dhe të konfiskimit. Ky diskutim është ngritur nga Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave, por ka qenë edhe temë që është ngritur edhe nga guvernatori për këtë çështje. Dhe si konkludim i këtij takimi është që të shikohet mundësia e dakordimit nga takimi i përbashkët i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave me sistemin prokurorial, me prokurorët e të gjitha prokurorive”, tha Zogaj.

Ndërkaq, pika e dytë e cila sipas Zogajt, është diskutuar në mbledhjen e Asamblesë ka qenë plani i veprimit për drejtuesit procedural për degën në Fushë Kosovë.

“Çështja e tretë ka qenë vështirësitë lidhur me çështjen e përkthimit në gjykata. Në fakt, ka qenë një diskutim ku është përfshirë edhe kryesuesi dhe drejtori i sekretariatit por edhe asambleja. Është shtruar nevoja e një reagimi me urgjencë nga ana e sistemit gjyqësor për të adresuar këtë çështje, për shkak se problematikat janë serioze dhe ka gjasa që në qoftë se nuk do të kemi veprime nga ana e Këshillit Gjyqësor do të kemi thellim të problemeve dhe krizës për çështjen e përkthimit në Këshillin Gjyqësor. Përkthimi dhe gjuhët në përgjithësi përfaqësojnë një prej të drejtave themelore në procedurë dhe një prej çështjeve më të rëndësishme në rrugët e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, deklaroi Zogaj.

Zogaj tha se rekomandimet e Asamblesë janë që të bëhen vlerësimet për uljen e kritereve të kualifikimeve të kandidatëve për përkthyes në gjykata./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Vetura të mërgimtarëve nisin të hyjnë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë

Nga nesër do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

Hoti thotë se LDK-së i duhet lidership i ri dhe riorganizim

Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, vlerësohet përvoja e tij

Milani merr pikë në Romë

Ylli synon ta vazhdojë serinë pozitive në kampionat

Ylli vazhdon me fitore në Superligë, mposht Vëllaznimin

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën