TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zogaj: Do të fuqizojmë zyrat e informimit të institucioneve të gjykatave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zogaj: Do të fuqizojmë zyrat e informimit të institucioneve të gjykatave

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, është zotuar se do të ketë fuqizim të zyrave të informimit. Në diskutimin e organizuar nga misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), ai ka folur edhe për përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat. Zëdhënës të këtyre institucioneve kanë thënë se janë të ngarkuar në fushën e komunikimit dhe se është e vështirë që të përgjigjen shpejt.

Edhe kryesuesi i KGjK-së ka pohuar se ka numër të paktë të zëdhënësve të gjykatave, për çka tha se do të fuqizohen zyrat e informimit.

“Kemi strategjinë për komunikim, e cila është maternizuar edhe me aktet e brendshme të strukturës organizatave të gjykatave por edhe të vet të KGjK-së. Dhe tash jemi në një fazë ku do të fuqizojmë zyrat e informimit të gjykatave, sepse ne kishim zëdhënës dhe ne parashihet që të kemi zyra të informimit, pra do të shtohen kapacitetet. Nuk besoj që do të mbetet nevoja që këto zyra të fuqizohen dhe në kuptimin e shkathtësive dhe që realisht të kemi matje adekuate çka është në interes për publikun. E mirëpres komunikimin me të gjithë, ne do të jemi në komunikim krejtësisht transparent. Ka raporte që absolutisht nuk kemi pritur që KGjK do t’i publikojë dhe janë në ueb-faqet tona”, ka thënë Zogaj.

Zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu ka folur për vështirësitë në mbulimin e fushës së komunikimit.

“Ka qenë shumë sfiduese, për shkak se ne e mirëmbajmë ueb-faqen e gjykatave. Përveç që jemi përgjegjës për komunikim, përpilim të komunikatave, dërgim tek publiku dhe të mediat, publikimit të tyre në ueb-faqe, po ashtu jemi edhe të vetmit që mirëmbajmë faqen e gjykatave në facebook. Ku përpiqemi të jemi sado pak kreativ… Ne si zyrtarë për informim jemi të ngarkuar me publikim të aktgjykimeve të gjykatës, me publikim edhe të aktvendimeve, falë përgjegjësive që na i ka shtuar kryesuesi të vendimeve disiplinore, jemi edhe zyrtarë të protokollit edhe zyrtarë për qasje në dokumente publike”, ka thënë ajo.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mbajtur diskutimin lidhur me mënyrat e rritjes së transparencës gjyqësore dhe përmirësimin e komunikimit të gjykatave me publikun dhe mediat. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri: Nëse s’kalojnë amendamentet e AAK-së, buxheti është mashtrim

Tahiri: Nëse s’kalojnë amendamentet e AAK-së, buxheti është mashtrim

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje

VV mbështetë amendamentet për buxhetin e Prishtinës e Shtimes

VV mbështetë amendamentet për buxhetin e Prishtinës e Shtimes

LDK kundër buxhetit 2026

LDK kundër buxhetit 2026

Tahiri: Nëse s’kalojnë amendamentet e AAK-së, buxheti është mashtrim

Tahiri: Nëse s’kalojnë amendamentet e AAK-së, buxheti është mashtrim

Superliga e basketbollit vazhdon të premten e të shtunën, përballja kryesore në kryeqytet

Pas finales së Kupës, Superliga vazhdon sot dhe nesër

Nora Gjakova udhëheq programin për trajnimin e trajnerëve të xhudos

Nora Gjakova udhëheq programin për trajnimin e trajnerëve të xhudos

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje

VV mbështetë amendamentet për buxhetin e Prishtinës e Shtimes

VV mbështetë amendamentet për buxhetin e Prishtinës e Shtimes

LDK kundër buxhetit 2026

LDK kundër buxhetit 2026

“Mesditë”- 20.02.2026

“Mesditë”- 20.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën