Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 13–19 mars 2026 janë trajtuar gjithsej 39 raste të reja në nivel vendi, ku pjesa më e madhe lidhet me dhunën në familje.
Sipas të dhënave të ZMNV-së nga totali i rasteve të trajtuara, prej tyre janë 35 raste të dhunës në familje, ndërkaq janë trajtuar një rast i dhunimit, një rast i degradimit të integritetit seksual, një rast kanosje, një rast i referimit në polici dhe 9 raste të referimit në Qendrën për Punë Sociale.
Në këtë përiudhë janë trajtuar pesë kërkesa për Urdhër Mbrojtje të parashtruara në gjykatë, 13 kërkesa për Urdhër mbrojtje Emergjente dhe dy për ndërprerje të Urdhërit Mbrojtës.
Prej 39 rasteve të trajtuara , sa i përket vendimeve gjyqësore, janë aprovuar 16 aktvendime, një është tërhequr dhe një tjetër është refuzuar. Ndërkohë, është paraqitur edhe një kërkesë për kompensim nga fondi i viktimave.
Gjatë javës sipas ZMNV-së janë mbajtur 63 seanca gjyqësore dhe 12 seanca në prokurori, ndërsa viktimave u janë ofruar 48 këshilla juridike.
Tutje në njoftim paraqiten që janë shqiptuar 11 aktgjykime dënuese, një refuzues dhe një lirues.







