TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZKA nis auditimin e performancës për fuqizimin e rolit të grave në udhëheqje

by teve1
3 muaj ago
0
A A
ZKA nis auditimin e performancës për fuqizimin e rolit të grave në udhëheqje

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2024/2025, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Fuqizimi i rolit të grave në udhëheqje dhe marrje të vendimeve”.

Ky auditim po realizohet në bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit të Shqipërisë dhe Zyrën e Revizionit të Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e UN Women.

Sipas njoftimit të ZKA-së, auditimi do të përfshijë institucionet kryesore përgjegjëse për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe do të shqyrtojë përfshirjen e indikatorit gjinor në pozitat vendimmarrëse brenda administratës shtetërore.

“Subjekt i auditimit do të jenë Agjencia për Barazi Gjinore, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë dhe Departamenti për Reformat e Administratës Publike”, thuhet në njoftim.

ZKA bën të ditur se auditimi synon të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë hapa konkretë për realizimin e objektivave strategjike globale të Bashkimit Evropian, përkatësisht objektivit të pestë strategjik, i cili synon krijimin e kushteve dhe qasjes së barabartë për të gjitha gratë dhe vajzat.

Auditimi do të analizojë masat e ndërmarra dhe efektin e tyre në rritjen e pjesëmarrjes, sigurimin e mundësive dhe përfaqësimin e barabartë gjinor në pozitat drejtuese.

Sipas të dhënave statistikore të cituara nga ZKA, administrata shtetërore ende nuk ka arritur balancim gjinor në pozitat udhëheqëse.

Gratë mbeten të nënpërfaqësuara në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me burrat në pozitat vendimmarrëse të nivelit të ulët, të mesëm dhe të lartë.

Edhe pse gratë përbëjnë rreth 42 për qind të të punësuarve në administratën publike, ato zënë vetëm 20 deri në 25 për qind të pozicioneve drejtuese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën