TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

ZKA: Ndryshimi i projektit të rrugës Deçan-Mal i Zi shkaktoi dëme 830 mijë euro

nga tëvë1
3 Maj, 2023
0
A A
Ekonomistët vlerësojnë se ndërhyrja e Qeverisë në politika të çmimeve mund të ketë pasoja

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar të mërkurën rezultatet e tri raporteve të auditimit, atë për prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Infrastrukturës për vitin 2021,  mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga MINT dhe sistemet e Informacionit në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2022/23, Auditorja e Përgjithshme në ZKA, Vlora Spanca ka folur për projektin e rrugës Deçan-Mal i Zi, e cila tha se ka pësuar ndryshime substanciale, dhe rrjedhimisht ka dëmtuar ekonominë e projektit mbi 830 mijë euro.

Sa i përket Ministrisë së Infrastrukturës, Spanca tha se vetëm në vitin 2021 kjo ministri kishte kontraktuar afër gjashtë milion euro për 26 kontrata aneks, me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. Prej tyre, ZKA ka audituar 13 kontrata vlera e të cilave është mbi 4 milion euro apo afër 70% e vlerës së kontratave të lidhura gjatë vitit me këtë procedurë.

Ajo tha se vlera e parashikuar për njërin nga këto projekte (Auto-udha A7.1) është një milion euro, që tanimë është tenderuar, ndërsa për projektin Dollc-Gjakovë vlera e përllogaritur është mbi 640,000 euro dhe për projektin Deçan-Kufiri me Malin e Zi vlera e përllogaritur arrin mbi 2.6 milion euro, bazuar në çmimet e kontratës aktuale.

Spanca në konferencën për media theksoi se prandaj përdorimi i procedurës së negociuar, në rastet e lartcekura nuk ishte i arsyeshëm pasi që Ministria kishte ditur se katër nga 13 kontratat aneks nuk mbulonin plotësisht kostot e projekteve në fjalë. Ministria në këto raste do të duhej që të shmangte përdorimin e procedurës së negociuar, dhe për këto katër projekte do të duhej të zbatonte procedurën e hapur, raporton KP.

“Një projekt i cili kishte pësuar ndryshime substanciale është projekti për rrugën Deçan-Mali i Zi. Kërkesa ishte që gjerësia e rrugës nga 6 metra të bëhet 7, rrjedhimisht ky ndryshim kishte dëmtuar ekonominë e projektit për afër 830 mijë euro. Në dy projekte, atë të autostradës në Gjilan dhe Rrugës “Dragash – Brod”, Ministria, gjegjësisht projektuesi, nuk i kishte identifikuar dhe përfshirë në projekt të gjitha objektet që preken nga projekti rrugor. Mungesa e vizitës në punishte para lidhjes së kontratës, nga ana e Ministrisë, ka ndikuar në mos përfshirjen e të gjitha objekteve në projektin kryesor”, thekson Spanca.

Auditimi tjetër “Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë /KIESA”, tregon se MINT KIESA nuk ka arritur efektet e duhura në përkrahjen dhe ngritjen e kapaciteteve të NMVM-ve dhe Zonave Ekonomike.

Sipas Spancës, Qeveria nuk ka arritur t’i funksionalizojë zonat e lira në Mitrovicë, Gjakovë, Prizren dhe zonën e veçantë Amerikane.

Po ashtu Spanca ka thënë se MINT-i nuk ka zhvilluar ndonjë strategji të veçantë dhe politika për zhvillimin e NMVM-ve.

Si e gjetur tjetër në Zonën Ekonomike “Parku i Biznesit në Drenas”, auditori ka vërejtur se shumë bizneseve ju mungonin kushtet elementare siç është furnizimi me ujë, ku për pasojë bizneset kishin hapur puse me të cilët zhvilloni aktivitetet e tyre.

Spanca ka thënë se një nga dy përfituesit në kategorinë e ndërmarrjeve të mesme nuk kategorizohet si ndërmarrje e mesme.

Deri më 30 qershor ZKA planifikon të publikojë të gjitha raportet e auditimeve financiare. Ndërsa, përgjatë këtij muaji do të publikohen një numër i raporteve të auditimit të Pasqyrave Financiare të Organizatave Buxhetore dhe Ndërmarrjeve Publike, ndër të cilat janë: Ministria e Drejtësisë; Universiteti i Prishtinës; Komuna e Prishtinës; Komuna e Deqanit, Komuna e Vushtrrisë; Komuna e Ferizajit; Ndërmarrja Publike “Trainkos”; NP “Uniteti” – Mitrovicë; dhe Institucione tjera të nivelit qendror, nivelit lokal dhe Institucione të Pavarura.

ShareTweet

Postime të ngjashme

I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit

I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit

Dështon për të 27-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit

Seanca reprizë e Kuvendit të Kosovës – Deputetët hynë e dalin pa rezultat

Çka po deklarohet për Gjykatën Kushtetuese e cila ka në trajtim votimin e fshehtë në Kuvend?

Çka po deklarohet për Gjykatën Kushtetuese e cila ka në trajtim votimin e fshehtë në Kuvend?

Me rastin e 19 Qershorit, mbillen lule tek “Heroinat” për viktimat e dhunës seksuale

Kolaj: Gjykata s’është vonuar në trajtimin e kërkesës së AAK-së për votim të fshehtë

Kolaj: Gjykata s’është vonuar në trajtimin e kërkesës së AAK-së për votim të fshehtë

Liria ndahet me trajnerin Leotrim Krasniqi

Liria ndahet me trajnerin Leotrim Krasniqi

Fejza: LVV-ja bazohet mbi direktiva dhe norma kushtetuese dhe jo mbi preferencat e çdo individi në Kuvend

Fejza: LVV-ja bazohet mbi direktiva dhe norma kushtetuese dhe jo mbi preferencat e çdo individi në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X