TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zjarri shkrumoi tokat me grurë në Istog, dëmet mbi 100 mijë euro

295 raste të zjarreve janë raportuar për pesë ditë. E nga flakët njëri ndër bujqit që ka pësuar është Sadush Kastrati nga fshati Kusar i Istogut, të cilit i janë djegur 100 hektarë grurë.

by tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Zjarri shkrumoi tokat me grurë në Istog, dëmet mbi 100 mijë euro

Autori: Adea Mustafaj

Puna e tetë muajve iu zhduk brenda një ore.

Rreth 100 hektarë me grurë iu bënë shkrumb e hi Sadush Kabashit nga fshati Kusar i Istogut.

Bujku thotë që dëmet që ia kapin vlerën mbi 100 mijë euro.

Në tokën që iu dogj Kabashi thotë se 50 për qind e grurit ishte i pakorrur.

“Prej atje ku ishim stom rrugës tu korr e kemi pa u konë në Zallq qysh po i bjen që po del një tym. Kur jo mardh unë tamon e ka fillu atje te toka jonë, po erërat e mëdha, s’boni punë për një orë, një orë e gjysë e kreu misionin e vetë e boni shkrumb”, ka thënë Kabashi.

E shkak për ndezjen e zjarrit ai thotë se mund të ketë ardhur nga një pakujdesi e qytetarëve e paqëllimshme.

Kabashi tregon që janë munduar ta fikin zjarrin me aq sa kanë mundur derisa kanë ardhur zjarrfikësit.

Teksa bëri me dije që para dy javë kanë marrë një paralajmërim nga zjarrfikësit se kanë mungesë të stafit dhe makinave.

“Ata  që 10 ditë na kanë paralajmëru se na nuk kemi as staf të duhur, as makineri të duhur, kështu mujshit sa të mundeni vetë, ndani parcellat. Po qysh me i nda, s’jemi fermerë që i kemi ka dy-tre hektar, por na jemi fermer që i kemi 150-200 hektar. Na jemi mundu me bo ma të mundshmen, ma të mirën, po zjarrfiksat s’po di. Nuk po di unë qysh funksionojnë, thotë s’kom makineri, nuk kom staf. Çka kem me bo, ata kanë ardh kur kanë mujt”, ka thënë tutje Kabashi.

Ekipi i televizionit ka tentuar të marrë një qëndrim nga zjarrfikësit në Istog për zjarrin që ka kapluar këtë tokë në Kusar, por kanë thënë që gjatë ditës së mërkurë nuk mund të prononcohen. 

Ndërsa, Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Istogut, Astrit Hajrizaj tha që nuk kanë mundësi t’ia subvencionojnë dëmet bujqve për shkak të mungesës së buxhetit.

Hajrizaj tregon që dëmet që ka shkaktuar zjarret janë të mëdha.

“ku ka përfshi zjarre ka djegur sipërfaqe të konsiderueshme në grurë që kanë qenë ende të pa korrur, po ashtu pemishte dhe disa dëme të tjera dmth tona”, ka thënë Hajrizaj.

Ndërsa, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Metaj tregoi se aktualisht janë tri vatra aktive, një në Pejë dhe dy në Skenderaj.

“Gjendja aktuale është stabile. Kemi tri vatra aktive dhe po punohet që edhe këto të shuhen plotësisht…04:08 Në Pejë është në fshatin Nepole. Në Skenderaj janë në fshatin Llaushë dhe Tërrnavc. Në Llaushë ka qenë një zjarr shumë i madh, por kemi pasur edhe intervenimin me helikopter nga KFOR-i…Kushtet aktuale në terren duke përfshirë thatësirat dhe erërat e forta mund të ndikojnë në përhapje të reja”, ka thënë Metaj

Sipas tij, dyshohet që zjarrëvëniet mund të jenë të qëllimshme, dhe që shumica prej tyre janë toka bujqësore, e që pastaj shpërndahen edhe në zona malore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ellis i drejtohet trupit gjykues: Nëse zbatoni parimin e marrjes së provës, Krasniqi duhet të lirohet

Ellis i drejtohet trupit gjykues: Nëse zbatoni parimin e marrjes së provës, Krasniqi duhet të lirohet

Edhe Senegali uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Edhe Senegali uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Roberts: Selimi të lirohet, nuk duhet të pranohen thirrjet dëshpëruese të Prokurorisë

Roberts: Selimi të lirohet, nuk duhet të pranohen thirrjet dëshpëruese të Prokurorisë

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor dhe shfuqizimin e Marrëveshjeve të Oslos

Në Gjenevë mbyllet raundi i tretë i negociatave Rusi–Ukrainë të ndërmjetësuara nga SHBA-ja

Në Gjenevë mbyllet raundi i tretë i negociatave Rusi–Ukrainë të ndërmjetësuara nga SHBA-ja

Roberts: Selimi të lirohet, nuk duhet të pranohen thirrjet dëshpëruese të Prokurorisë

Roberts: Selimi të lirohet, nuk duhet të pranohen thirrjet dëshpëruese të Prokurorisë

Trepça e Bashkimi në kërkim të triumfit në Kupë

Trepça e Bashkimi në kërkim të triumfit në Kupë

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën