Një qytetar në Rahovec është ankuar se i janë kapluar nga flakët rreth 200 ballë kashtë-tërshërë, raporton teve1.info
Sipas raportit policor, nuk është raportuar për njerëz të lënduar derisa kanë filluar hetimet rreth rastit.
“Fsh. Pastasel, Rahovec 16.03.2023 – 10:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura, nga zjarri i janë djegur 200 ballë kashtë-tërshërë. Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti nën hetime”, thuhet në komunikatë.