TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë nëse s’paguhen për rrezikshmëri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Zjarrfikësit e Kosovës kanë reaguar pas vendimit të Qeverisë në mbledhjen e sotme, ku me vendim u siguruan mjetet për rrezikshmëri në punë vetëm për Policinë e Kosovës.

Në reagimin e tyre, të cilin thonë se ia kanë dërguar edhe kryeministrit Albin Kurti dhe dikastereve relevante, ata thonë se janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Sindikata thotë se kërkesat e tyre kanë të bëjnë me shtesat për rrezikshmëri në punë, kërkesë e cila thonë se është injoruar tash e sa kohë, ndërsa thonë se e njëjta është realizuar për policinë e Kosovës.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë, me vendim u siguruan mjetet për rrezikshmëri në punë për policinë e Kosovës, ky vendim selektiv vetëm për një kategori të institucionit për siguri, duke i përjashtuar zjarrfikësit, institucionin me specifika të veçanta, ndër profesionet me rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe jetën, ka irrituar dhe ka shqetësuar pa masë zjarrfikësit e Kosovës. Ky vendim është i papranueshëm, edhe një herë dëshmon se zjarrfikësit nuk kanë përkujdesje institucionale, pa mbështetje, të diskriminuar me vite, të denigruar dhe të përbuzur me dekada”.

Tutje, thuhet se zjarrfikësit e Kosovës ende nuk janë kompensuar për ndërrime të natës, festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit.

“Zjarrfikësit e Kosovës ende nuk janë kompensuar për ndërrime të natës, festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit (për vitin 2022) mandej moskompensimi i obligimeve për shtesa edhe të vitit 2023 dhe mospagesa edhe e orëve jashtë orarit të ftuar në mobilizim në veri, kjo gjendje dhe ky diskriminim ka arritur kulmin dhe zjarrfikësit e Kosovës kërkojnë drejtësi dhe kërkesat të plotësohen urgjentisht”, ka thënë kjo sindikatë në reagimin dërguar mediave.

Ata thonë se deri më tani asnjë përgjigje lidhur me kërkesat e tyre nuk kanë marrë nga institucionet shtetërore.

“Prandaj edhe apelojmë dhe kërkojmë nga institucionet qeveritare, nivelit qendror dhe lokal, ministrive përkatëse, deputetëve që urgjentisht të veprohet dhe të angazhohen që të rregullohet pozita e pazgjidhur e Zjarrfikësve, që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, të shqyrtohet gjendja e rëndë që ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve, urgjentisht të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, të krijoni kushte normale dhe t’i kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi të jetë funksional dhe të jetë i gatshëm që të kryejë misionin në mënyrë të dinjitetshme”, thuhet tutje.

Kërkesat e Sindikatës së Zjarrfikësve janë:

  • Të fillojë të kompensohet rrezikshmëria në punë;
  • Sigurimet shëndetësore;
  • Të rritet stafi me zjarrfikës të rinj, numri i tanishëm jashtë çdo kriteri;
  • Kontrollet sistematike të zjarrfikësve;
  • Të kompensohen obligimet për orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe ndërrimet e natës për vitin 2022, siç jemi dakorduar në takim mbajtur me dt. 19.11.2021 me zv. Kryeministrin Z. Besnik Bislimi, ministrin Z. Hekuran Murati dhe ministrin, Z. Xhelal Sveçla;
  • Të kompensohen ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe orët jashtë orarit për vitin 2023;
  • Të definohen kompetencat menaxhuese në mes AME/MPB-Komuna
  • Të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje dhe mjete për punë; dhe
  • Të sigurohet shujta

Kërkojmë urgjentisht që të analizohet gjendja e rënd që e ka kapluar shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit në Kosovë, për ndryshe zjarrfikësit e kanë humbur durimin dhe unanimisht kërkojnë që për shkak të mos realizimit te kërkesave dhe pritjeve me vite, mos përfilljes dhe anashkalimit qe i’u bëhen zjarrfikësve të organizojnë protestë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Dora e shtetit nuk po vërehet në përmirësim të jetës së qytetarit

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Janë shpenzuar miliarda euro, por nuk është përfunduar asnjë projekt madhor

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Shtetasi i huaj plagoset me thikë në Malishevë, arrestohet një person

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Dora e shtetit nuk po vërehet në përmirësim të jetës së qytetarit

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Janë shpenzuar miliarda euro, por nuk është përfunduar asnjë projekt madhor

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

Theret me thikë një person në Podujevë, Policia e arreston një të dyshuar

Shtetasi i huaj plagoset me thikë në Malishevë, arrestohet një person

Trepça e fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Prishtinës

Sonte na presin superpërballje në basketbollin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën