TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zjarrfikësit në Prizren, mbi 360 intervenime për vetëm shtatë muaj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zjarrfikësit kërkojnë ndihmën e shtetit për tejkalimin e gjendjes së tyre të rënduar

Udhëheqësi i ndërrimit në Brigadën e Zjarrfikësve në Komunën e Prizrenit, Fejzullah Berisha thotë se problemin më të madh gjatë realizimit të detyrës e kanë në hyrje të qytetit, nga ana e Suharekës si dhe në dalje të Prizrenit nga Hasi.

“E mbulojmë pjesën e Zhupës, Vrrinit, Hasit dhe Anadrininë. Deri më tani më së shumti që kemi pas intervenime, sidomos në muajt e fundit kanë qenë aksidentet e trafikut rrugor. Prizreni, me karakteristikat e veta që dallohet prej qyteteve janë rrugët e ngushta. Shpeshherë po kemi pengesa gjatë lëvizjes dhe përkundër asaj se qytetarët po bëjnë të pamundurën për me na hap rrugët, prapë po hasim në probleme, sidomos në hyrje të qytetit nga ana e Suharekës, në dalje të Prizrenit nga ana për Has dhe pak po kemi probleme tek rruga në drejtim të Zhurit”, thotë ai.

Më tej, Berisha thotë se disa nga stacionet e kësaj komune që janë të gatshme për intervenime, mirëpo nevojitet staf për t’i mbuluar këto të fundit.

“Një shkresë zyrtare na është ardh nga ana e Agjencionit të menaxhimit të emergjencave se do të rritet niveli i gatishmërisë për shkak të situatës dhe temperaturave të larta. Normalisht janë ndërprerë disa pushime vjetore. Afati kohor i pushimeve vjetore është i kufizuar, d.m.th. brenda dhjetë ditëve çdo punëtor duhet të jetë ose të paraqitet në njësinë e zjarrfikësve për shkak të kushteve të cilat janë kërkuar në kohën e fundit… Dhe mendojmë se duhet ende staf, sidomos për stacionet që i kemi në Zhup, pastaj në stacionin Zhur që duhet, dhe një stacion e kemi në Has, Asan Gjonaj e Epërme. Stacionet janë të gatshme, janë të përgatitura, mirëpo vetëm mungon stafi i cili duhet t’i mbulojë ato stacione”, thekson ai.

Sipas tij, shërbimi i zjarrfikësve kërkon pajisje të reja, derisa shton se iu është premtuar një automjet me platformë, për të cilin thotë se është më se i nevojshëm.

“Shërbimi i zjarrfikësve kërkon pajisje të reja duke parë se si po shkon me rrjedhat në botë, normalisht se kemi nevojë për ato automjete. Na është premtuar nga ana e qytetit të vallëzuar me qytetin e Prizrenit që do të na sjellin një automjet platformë e cila është më së e nevojshme për intervenime në ndërtesat e larta që janë në ndërtim e sipër në qytetin e Prizreni”, vijoi Berisha.

Drejtoresha e Emergjencës në këtë Komunë, Ramize Sinanaj-Shala në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka thënë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këtë vit janë gjashtë intervenime më shumë.

“Kemi zjarre të natyrave të ndryshme mirëpo aktualisht janë të menaxhueshme. Sigurisht që çdo zjarr i shkaktuar i ka vështirësitë e veta. Nëse e bëjmë krahasimin e intervenimeve të zjarreve për 7 mujorin e parë të vitit 2021 kanë intervenuar në 357 zjarre, ndërsa në 7 mujorin e parë të vitit 2022 kane intervenuar në 363 zjarre, ku gjate vitit 2022 janë shënuar 6 intervenime më shume se ne vitin 2021. Do të veçoja si sfidë zjarret malore në terrene të papërshtatshme”, thuhet në përgjigjen e saj. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekzekutohen pensionet me rritje

Ekzekutohen pensionet me rritje

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tre personave të kërkuar

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tre personave të kërkuar

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku i reagon Hoxhajt: Sipas statutit Konventa thirret brenda 5 ditëve

Kosova mbyll stërvitjen e fundit para nisjes drejt Sllovenisë: Atmosferë entuziazmi në “Fadil Vokrri”

Kosova mbyll stërvitjen e fundit para nisjes drejt Sllovenisë: Atmosferë entuziazmi në “Fadil Vokrri”

Ekzekutohen pensionet me rritje

Ekzekutohen pensionet me rritje

Distria Krasniqi në finale të Grand Prix, në Zagreb

Distria Krasniqi në finale të Grand Prix, në Zagreb

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tre personave të kërkuar

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tre personave të kërkuar

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku i reagon Hoxhajt: Sipas statutit Konventa thirret brenda 5 ditëve

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën