TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zjarrët përfshijnë disa komuna – Dëme në serra e shtëpi, zjarrfikësit apelojnë për kujdes

Dhjetë (10) vatra aktive të zjarrit kanë qenë sot në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore në disa komuna. Zjarrfikësit kanë bërë apel për kujdes të qytetarët. E një qytetari i janë dëmtuar serat me speca si pasojë e një zjarri që përfshiu një pjesë të oborrit dhe shtëpisë.

by tëvë1
3 muaj ago
1 0
A A

Autori: Adea Mustafaj 

Rezervari i ujit me të cilin ujit të mbjellurat i është bërë shkrumb e hi Mehde Raçit nga fshati Bërnicë e Prishtinës.

Atij i janë dëmtuar edhe fidanet e specave.

Poashtu zjarri i ka djegur edhe disa pisha në oborr si dhe i ka shkaktuar dëme në njërën pjesë të shtëpisë.

Pronari i tyre, thotë që dëmi kap vlerën e rreth një mijë eurove.

“Mu kanë kall pishat krejt, deri te sera atje posht ku e kom seren me speca. U kall, ma nuk kom sen mo në to”, ka thënë Raçi.

Ai thotë që dyshon se zjarri u ndez shkak i një cigareje që dyshohet se e hodhi një kalimtar.

E zëvendëskomandati i Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamet Shkodra u shpreh se nga janari deri më sot janë regjistuar 1201 raste zjarrit.

Sipas tij, shkak për këto shpesh është faktori njeri.

“Mbi të gjitha këtyre ju kontribon faktori njeri. Me dashje apo pa dashje faktori njeri është faktori që i shtinë në funksion këto zjarre ne vetëm dje kishim shumë zjarre, qysh e thash edhe ma nalt 30 zjarre nga to shihet që fillojnë ndoshta edhe nga hudhja e këtyre majave të cigareve dhe krijohet një zjarr ai zjarr masanej po krijon edhe rreziqe ku po rrezikon edhe pronat e qytetarëve edhe qytetartë, masandej edhe neve po na nxjerr shumë probleme. Ne çfarë do kapaciteti që kemi nuk mund të ja dalim me këtë farë dmth qysh është tu shku kjo punë. Ne psh 2 milion shpijave të ju qojm kamiona ose zjarrfiksa t’i ruajm nga këto zjarre të qëndrushme”, ka thënë Shkodra.

Ai gjithashtu ju bënë apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshme.

“Rekomandimet ose apelet në vazhdimësi kanë qenë edhe në vitet paraprake edhe tash. Edhe nga Agjencioni për Menaxhimin të Emergjencave, edhe nga ne edhe nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, pra të Komunës së Prishtinës gjithmonë kemi bo apel që qytetar të jenë të kujdesshëm vigjilent mos të shkaktojnë zjarre pa pas nevojë. Kollaj është për me kriju një zjarr, neve po na shkon ekipe të tëra, kohë të gjatë dhe po është problem t’i fusim në kontroll dhe po shkaktojnë dëme të pa konsiderueshme”, ka thënë tutje Shkodra.

Agjencia për Menaxhim Emergjent ka bërë të ditur që sot gjithsej janë dhjetë (10) vatra aktive të zjarrit në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore në disa komuna.

Ndërkohë, në Komunën e Skenderajt në fshatin Llaushe, zjarri aktiv u intervenua nga Njësia Profesionale e Zjarrfikës dhe Shpëtimit (NJPZSH) Skenderaj, deri sa me koordinimin e Agjencisë Menaxhimit Emergjent është ofruar ndihma edhe nga ajri me helikopter,nga kapacitetit i KFOR-it.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ-ja nuk akrediton vëzhguesit e 7 organizatave për zgjedhje e 12 tetorit

KQZ-ja nuk akrediton vëzhguesit e 7 organizatave për zgjedhje e 12 tetorit

Presidenti Begaj reagon për vrasjen në Gjykatën e Apelit: Atentat ndaj drejtësisë dhe shoqërisë

Presidenti Begaj reagon për vrasjen në Gjykatën e Apelit: Atentat ndaj drejtësisë dhe shoqërisë

Qorrolli nga Sarajeva: Kosova po e fiton betejën kundër korrupsionit

Qorrolli nga Sarajeva: Kosova po e fiton betejën kundër korrupsionit

Mediat në Shqipëri: Vdes gjykatësi që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë

Mediat në Shqipëri: Vdes gjykatësi që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë

KQZ-ja nuk akrediton vëzhguesit e 7 organizatave për zgjedhje e 12 tetorit

KQZ-ja nuk akrediton vëzhguesit e 7 organizatave për zgjedhje e 12 tetorit

Emisioni “Ditari” 06.10.2025

Emisioni “Ditari” 06.10.2025

AstraZeneca nënshkruan marrëveshje 555 mln dollarë me Algen për zhvillimin e terapive gjenetike

AstraZeneca nënshkruan marrëveshje 555 mln dollarë me Algen për zhvillimin e terapive gjenetike

Rita Ora magjeps Parisin me paraqitjen provokuese në Javën e Modës!

Rita Ora magjeps Parisin me paraqitjen provokuese në Javën e Modës!

Drita fiton derbin ndaj Gjilanit

Drita fiton derbin ndaj Gjilanit

Policia jep detaje rreth vrasjes së gjyqtarit në Tiranë

Policia jep detaje rreth vrasjes së gjyqtarit në Tiranë

Presidenti Begaj reagon për vrasjen në Gjykatën e Apelit: Atentat ndaj drejtësisë dhe shoqërisë

Presidenti Begaj reagon për vrasjen në Gjykatën e Apelit: Atentat ndaj drejtësisë dhe shoqërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën