Katër persona janë lënduar pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Verban në Viti.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Valon Osmani, i cili tha se të lënduarit pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
“Me datën 06.12.2023 rreth 00:02 Stacioni Policor Viti ka pranuar informacion për një rast zjarri në një shtëpi në fshatin Verban komuna Viti. Njësitet Policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrfikësve të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit. Nga ky rast lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dalë edhe inspektori i zjarreve”, ka deklaruar ai.
Rrethanat e rastit po hetohen nga hetues policor në koordinim me prokurorin e shtetit.