Sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova, u la në stol të shtunën në ndeshjen që Juventusi e zhvilloi ndaj Fiorentinas në udhëtim.
Juve u ndal në barazim 1:1 nga skuadra që renditët në pozitën e fundit në tabelë, Fiorentina, në kuadër të javës së 12-të të Serie A.
26-vjeçari Zhegrova këtë edicion ka luajtur vetëm 79 minuta në të gjitha garat
Filip Kostiq e kaloi Juven në epërsi në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë.
Fiorentina i barazoi shifrat në minutën e 48-të me golin që e shënoi mesfushori italian, Rolando Mandragora.
Për “Zonjën e Vjetër” ishte barazimi i pestë këtë edicion. Numëron edhe pesë fitore dhe dy humbje.
Juve ka 20 pikë në pjesën e epërme të tabelës.









