Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka gjasa të mëdha të largohet nga Lille gjatë këtij muaji.
Mediumet në Itali, kanë raportuar të hënën se Zhegrova ka kërkuar largimin nga skuadra franceze pasi synon që karrierën ta vazhdoj në Serie A.
Në fakt, Zhegrova dëshiron ti bashkohet Napolit, skuadër kjo që po e sheh 25-vjeçarin si zëvendësim për Kvicha Kvaratskhelian, që pritet të transferohet te PSG-ja.
Po ashtu, edhe trajneri i Napolit, Antonio Conte po insiston në shërbimet e Zhegrovës, të cilin po e monitoron edhe Juventusi e Milani.
Në fakt, thuhet se Zhegrova ka marrëveshje personale me Napolin dhe po pret dritën e gjelbër nga Lille për të realizuar transferimin.
Zhegrova prej vitit 2022 është pjesë e Lillet dhe ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa këtë sezon ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 2 asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.