TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zhdukja e doktor Hafir Shalës – dënohet me 15 vite burgim Sllavisha Filiq

Pas një procesi gjyqësor të zhvilluar në mungesë, është shpallur vendimi për Sllavisha Filiq, të akuzuarin për zhdukjen e doktorit Hafir Shala, në luftën e fundit në Kosovë. Familja mirëpret dënimin prej 15 vitesh burgim, por kërkon edhe dënimin e bashkëpunëtorëve të Filiqit.

by Florijeta Dernjani
8 muaj ago
0 0
A A

Me emocione u shfaqën në gjykatore.

Janë familjarë të doktor Hafir Shalës, i zhdukur në luftë.

Të prekur presin vendimin e gjykatës për Sllavisha Filiq, që akuzohet se ka gisht në zhdukjen e familjarit të tyre.

“Të pandehurit Sllavisha Filiq e dënon, me burgim në kohëzgjatje prej 15 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet në momentin kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë”, tha Violeta Namani Hajra – kryetare e trupit gjykues.

Në arsyetimin e shkurtër të gjykatës, u tha se Filiq, në bazë të dëshmitarëve okularë, është personi i cili e kishte ndaluar Shalën dhe e kishte dërguar në hapësirat e Shërbimit Sekret.

“Së pari ishin ndaluar, fillimisht ishin ligjitimuar nga ana e policisë pastaj doctor Hafir Shala, ishte marrë nga i pandehuri Sllavisha Filiq dhe dy persona të tjerë të panjohur, me rroba civile. Dhe është dërguar në ndërtesën e Shërbimit Shtetëror, ku fillimisht i është nënshtruar torturave, rrahjeve dhe nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij”, u shpreh kreytarja e trupit gjykues.

Gjykimi ndaj Filiq u zhvillua në mungesë, për shkak se ai është ende i paarritshëm për organet e drejtësisë.

Familja Shala e mirëpresin këtë vendim të Gjykatës, por thonë se rasti i zhdukjes së familjarit të tyre, nuk përfundon këtu.

“Babi nuk është arrestuar në një kontroll rutinore, për arrestimin e babait ka ekzistuar një urdhërarrest. Baza e të cilit arrest ose adresa, është në zyret e Beogradit. Për çka unë pres që në të ardhmen, shumë shpejt, të zhvillohen procedura tjera të cilat do t’i ndjekin këta hapa në vijim”, tha Gentrit Shala, djali i Hafir Shalës.

Ata presin që fatin e njëjtë Sllashiva Filiqin, ta kenë edhe dy bashkëpunëtorët e tij.

“Kam një falenderim të veçantë për prokurorinë, gjykatat, AKI-në, të cilat kanë bërë një punë të jashtëzakonshme deri këtu sot. Por, shpallja e këtij aktvendimi sot, nuk është fundi i këtij procesi. Për shkak se fillimi i një procesi shumë më të madh që do të na presë në të ardhmen, sepse siç dihet Sllavisha Filiq, tashmë krimineli i dënuar, nuk ka qenë i vetëm kur është arrestuar babi dhe është dërguar në objektin e Sigurimit Shtetëror. Me të kanë qenë edhe dy persona të tjerë”, tha Gentrit Shala.

Aktakuza ndaj Filiq për krime lufte u ngrit në vitin 2023, pas ndryshimeve ligjore që mundësojnë ndjekjen e krimeve të luftës në mungesë të të pandehurve, kur ata janë të pakapshëm për drejtësinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën