Një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur është raportuar se janë zhdukur të shtunën në Mitrovicë të Jugut.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se viktimat janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
“Raportohet se viktima femër kosovare së bashku me fëmijën e saj të mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/







