Dy vajza janë raportuar të zhdukura në komunën e Novobërdës.
Sipas Policisë së Kosovës, rastin e ka paraqitur babai i tyre, i cili ka njoftuar se vajzat janë larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tyre.
Ngjarja është raportuar më 28 janar 2026, rreth orës 01:40, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kompetent.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e rrethanave të zhdukjes.







