TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Zgjedhjet në veri sërish në pikëpyetje

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Zgjedhjet në veri sërish në pikëpyetje

Për Dushan Radakoviqin nga Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike në Mitrovicë të Veriut dhe Violeta Haxhollin nga Instituti Demokratik i Kosovës, dilema nuk ka. Zgjedhjet e planifikuara për 23 prill, sipas tyre, janë ende në pikëpyetje.

Në ditën kur afati për aplikim dhe konfirmim të subjekteve politike dhe të kandidatëve skadon, ata bëjnë thirrje për një marrëveshje urgjente politike.

Reklamë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe në komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe në targa të Kosovës.
Dorëheqje kanë dhënë edhe serbët e punësuar në gjyqësor, administratë, polici dhe dogana të Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale janë shpallur fillimisht për 18 dhjetor 2022, por, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, janë shtyrë vetëm dhjetë ditë para mbajtjes së tyre.

Lista Serbe, edhe atëherë, ka refuzuar pjesëmarrjen, edhe pse Qeveria e Kosovës ka pezulluar vendimin për riregjistrimine makinave, në bazë të një marrëveshjeje me Serbinë.

Dushan Radakoviq thotë se pa ndonjë marrëveshje të shpejtë politike, është mjaft e sigurt që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të shtyhen “me shumë gjasa për në qershor”.

Ai argumenton se serbët janë larguar edhe nga komisionet komunale zgjedhore dhe se, thjesht, nuk ka kush ta organizojë të gjithë procesin.

Një problem tjetër, sipas tij, është se pa marrëveshje politike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës nuk do të ketë ku t’i hapë vendvotimet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 21 mars se “do të duhet të merremi me atë formulim sa i përket vetëmenaxhimit për komunitetin serb”.

Vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë është paraparë me Marrëveshjen drejt normalizimit, por ende nuk dihet se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

Për Asociacionin, ndërkaq, Kosova dhe Serbia janë pajtuar në vitin 2013. Ai parasheh që serbët e Kosovës të kenë “juridiksion të plotë” në fusha të caktuara, si: planifikimi hapësinor, shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik e kështu me radhë.

Kurti, në disa raste, ka përsëritur se Kosova nuk mund të lejojë formimin e asociacioneve njëetnike, sepse, sipas tij, të tillat rrezikojnë funksionalitetin e shtetit.

Haxholli shpreh shqetësimin e saj se Lista Serbe sërish nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje dhe shton se autoritetet e Kosovës “duhet urgjentisht të krijojnë komunikim me të”, raporton REL.

Ajo vlerëson se Lista Serbe “po i bojkoton zgjedhjet për arsye politike” dhe se, në këtë kontekst, e vetmja zgjidhje është marrëveshja politike.

“Pa pjesëmarrjen e saj [Listës Serbe], zgjedhjet nuk kanë asnjë kuptim. Lista Serbe ka fituar shumicën e votave të komunitetit serb në Kosovë dhe komuniteti serb duhet ta ketë si opsion për ta votuar”, thotë Haxholli.

Lista Serbe ka fituar më shumë se 90 për qind të votave në proceset e mëparshme zgjedhore, por, në vitin 2021, BE-ja ka vlerësuar se kjo parti e ka “monopolizuar” jetën politike të serbëve të Kosovës.

Tags: Lista SerbeVioleta HaxholliZgjedhjet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Veç për këtë nuk i kisha certifiku”, Pozhari publikon video kur Simiq dha urdhër të sulmohen gazetarët

“Veç për këtë nuk i kisha certifiku”, Pozhari publikon video kur Simiq dha urdhër të sulmohen gazetarët

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Moscertifikimi i dy partive serbe, BE: Keqardhje për qëndrimin e VV-së

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 67-vjeçarit të zhdukur në Istog

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 67-vjeçarit të zhdukur në Istog

Kosova vendos sanksione grupit kriminal rus, Wagner

Qeveria në detyrë merr 5 vendime në mbledhje elektronike

“Veç për këtë nuk i kisha certifiku”, Pozhari publikon video kur Simiq dha urdhër të sulmohen gazetarët

“Veç për këtë nuk i kisha certifiku”, Pozhari publikon video kur Simiq dha urdhër të sulmohen gazetarët

Hungaria merr kryesimin e BE-së

Moscertifikimi i dy partive serbe, BE: Keqardhje për qëndrimin e VV-së

Peja vazhdon bashkëpunimin me kapitenin Hajdari

Peja vazhdon bashkëpunimin me kapitenin Hajdari

Zulfiu lë Dritën, rikthehet te Dukagjini

Zulfiu lë Dritën, rikthehet te Dukagjini

Gallapeni shënon golin e parë me Widzew Lodzin

Gallapeni shënon golin e parë me Widzew Lodzin

Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 67-vjeçarit të zhdukur në Istog

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 67-vjeçarit të zhdukur në Istog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X