TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zgjedhjet në veri?

Qeverisja në stilin “ta provojmë” dhe që nuk e ka parasysh kontekstin është diletantizëm i rrezikshëm

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Fetoshi: Gjetjet që i evidenton DASH-i për lirinë e shprehjes janë shqetësuese

Shkruan: Arben Fetoshi

Kosova ka të drejtë kushtetuese t’i mbajë zgjedhjet në komunat veriore, mirëpo institucionet e kanë për detyrë shmangien e pasojave që mund të shkaktojë kjo e drejtë. Për më shumë se 23 vjet ende s’e kemi kuptuar që Serbia e ka vazhduar luftën për serbizimin e veriut, e jo për rikthimin e Kosovës.

Për më shumë se 23 vjet ende s’e kemi kuptuar se politika nuk bëhet me “lojë fjalësh” dhe me vendime që bazohen në “të drejta”. Momenti dhe kalkulimi i gjasave janë faktorë determinues në vendimmarrjen politike.

Prandaj, në vend të deklarimeve për t’u dukur të fortë, politikanët e fortë pranojnë të duken të dobët me qëllim që vendimet e tyre të prodhojnë rezultate të forta. Këtë do ta dëshironin qytetarët e maltretuar nga “bombardimi deklarativ” që ka mundësuar epoka digjitale. Ata kanë nevojë të informohen për atë po ndodhë në vendin tonë, por para se t’i qetësojmë me vendosmërinë, kapacitetet dhe sigurinë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, do të duhej “hequr lajmet” për planet destabilizuese të bandave kriminale që komandohen nga Serbia.

Pra, duke e ditur qëllimin politik të Serbisë në raport me Kosovën, një politikë e urtë në funksion të interesave vitale, do ta merrte parasysh kontekstin dhe do ta kuptonte domosdoshmërinë e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, për t’i evituar pasojat politike të planifikuara nga një skenar tjetër provokimi prej Serbisë.

Vjeshtën e kaluar i pamë pasojat e vendimeve të drejta të qeverisë për targat ilegale. Natyrisht që vendimi ka qenë legjitim, por kokëfortësia ndaj kërkesës amerikane për ta shtyrë zbatimin e tij u përdor si pretekst nga Vuçiq për skenarin e “zhbërjes” së Kosovës në atë pjesë. Si pasojë targat ilegale vazhduan dhe Serbia fitoi në Ohër edhe mekanizmin e vetë-menaxhimit për serbët, përveç asociacionit që kërkohet me nenin 7.

Tani, nga pozicioni i “të drejtës me marrëveshje”, Vuçiq kushtëzon për zgjedhjet me formimin e asociacionit. Nëse vërtet ka një skenar destabilizimi në veri, atëherë a s’duhet paraprakisht të analizohen pasojat potenciale të tij? Edhe nën supozimin se Kosova ka kapacitete kundër çfarëdo kërcënimi të sigurisë, çfarë zgjedhje do të ishin ato që nuk e reflektojnë vullnetin e lirë të qytetarëve në komunat veriore?

Një eskalim i planifikuar nga Serbia kam frikë se vetëm sa do ta përshpejtonte rrëshqitjen drejt një autonomie territoriale të veriut, pas “mirëkuptimit ndërkombëtar” të fituar paraprakisht.

Prandaj, duke pasur parasysh kontekstin, e vlerësoj të drejtë reagimin e ish kryeministrit Haradinaj dhe shpresoj për një qasje serioze e jo populiste të presidentes Osmani e të kryeministrit Kurti lidhur me zgjedhjet në komunat veriore.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenti serb e quajti skenar të Kurtit sulmin në Varagë, Vllasi: Vuçiq, gënjeshtar po mos t’i bëjnë shoqëri këta tanët

E kujtojmë nëntorin 1988!

Bajraktari: Anëtarësimi në KiE, forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

UÇK-ja sui generis!

Balotazhi i datës 9 nëntor

Balotazhi i datës 9 nëntor

Titujt po bëhen armë – lufta informative ndaj shtetësisë së Kosovës

Titujt po bëhen armë – lufta informative ndaj shtetësisë së Kosovës

Trepça me humbje mbyll aventurën evropiane

Trepça me humbje mbyll aventurën evropiane

Dështimi i radhës – Partitë ia hedhin fajin njëra-tjetrës

Dështimi i radhës – Partitë ia hedhin fajin njëra-tjetrës

Raporti i ri i EULEX-it: Krimet e luftës me aktivitet në rritje, por standardet e gjykimit të drejtë po rrezikohen

Raporti i ri i EULEX-it: Krimet e luftës me aktivitet në rritje, por standardet e gjykimit të drejtë po rrezikohen

Gjykimi në DHSK – Fjalët përfundimtare në mars

Gjykimi në DHSK – Fjalët përfundimtare në mars

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati

Dhjetëra të vrarë në Gaza, përpara takimit të OKB-së ku pritet njohja e Palestinës

Izraeli rikthen sulmet ajrore në Gaza, të paktën 23 persona të vrarë

KB Bora konfirmon largimin e dy amerikanëve

Bora debuton me humbje në Ligën Unike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën