TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zgjedhjet në veri më shumë çështje politike se juridike

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Policia e Kosovës thotë se situata në veri është e qetë

Mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri, si pjesë e marrëveshjes për destabilizimin e situatës në veri, po shihet me skepticizëm nga njohës të rrethanave juridike e politike në vend. Madje, ata thonë se serbët mund të mos e nënshkruajë peticionin fare, duke e bojkotuar sërish procesin e zgjedhjeve.

Njohësi i rrethanave juridike në vend Anton Nrecaj, tha se në aspektin ligjor zgjedhjet në veri veç se janë mbajtur dhe se kërkesa për zgjedhje sërish është më shumë politike.

Sipas tij, janë dy forma për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pjesë, zgjidhja politike që do të mundësohej me dorëheqjen e kryetarëve si dhe përmes peticionit.

“Zgjedhjet në veri janë çështje më shumë politike, në aspektin ligjor zgjedhjet janë mbajtur, janë organizuar, ka pasur një bojkotim masiv të komunitetit shumicë që jeton atje, në atë zonë, por që zgjedhjet kanë qenë legjitime. Nga ana tjetër a munden këta zyrtarë, kryetarë të komunave të cilët janë zgjedhur, mund të them se nuk është demokratike për shkak se nuk i përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të cilët jetojnë atje”.

Megjithatë Nrecaj thotë se për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të ofrohet siguri që t’u mundësohet të gjithë qytetarëve të votojnë. Ai madje me ironi thotë se kryetarët aktual janë të vetmit në botë që i njohin qytetarët që i kanë votuar.

“Unë shpesh herë e them me ironi se kryetarët e komunave të veriut janë të vetmit kryetarë në botë që i njohin votuesit e vetë, kështu që ata i kanë secili diku 300-350 ose 400 vota. Kjo realisht nuk është e drejtë, dhe nuk është demokratike, sepse demokracia nënkupton përfaqësimin e interesit të qytetarëve. 300 vota ose 400 nuk e përfaqësojnë interesin e qytetarëve që jetojnë atje pavarësisht asaj pjesës së dallimeve apo problemeve politike të qeverisë”, shtoi Nrecaj për EO.

Kryetari i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se edhe sikur të nënshkruhej një peticion si procedurë do të merrte kohë dhe se kjo kërkon bashkëpunim.

Madje sipas tij, për inicimin e peticionit veçse ekziston e si përfundim, sipas Ibrahimit nuk është se është duke u bërë diçka shumë e madhe në këtë drejtim.
Ai shtoi se e sheh këtë si problem politik, e si të tillë nuk mendon se do mund ta zgjidhnin aktet nënligjore e aq më pak udhëzimet administrative.

Tags: anton nrecajsazan ibrahimiZgjedhjet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Opozitarët konsiderojnë dorëheqjen e përmendin reformat pas rezultatit në zgjedhje

Mbi 80% e votave të numëruara, votat për liderët e partive

Të premten nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Sot nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Opozitarët konsiderojnë dorëheqjen e përmendin reformat pas rezultatit në zgjedhje

Mbi 80% e votave të numëruara, votat për liderët e partive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën