TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Zgjedhjet lokale, Elezi: Mbi 46 mijë shtetas nga diaspora u regjistruan për votim me postë

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
​Zgjedhjet lokale, Elezi: Mbi 46 mijë shtetas nga diaspora u regjistruan për votim me postë

46 mijë e 15 shtetas të Kosovës nga 46 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Kjo shifër është bërë e ditur pas përfundimit të afatit për regjistrim nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë për KosovaPress, se të dhënat përfundimtare do të publikohen në javën e parë të muajit shtator, me rastin e certifikimit të listës së votuesve.

“Nga data 23 korrik dhe deri në përfundim të afatit, më 29 gusht, përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar 56,778 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 46,015, ndërkaq janë refuzuar 10,094 të tjera”, ka thënë Elezi.

Elezi ka sqaruar se në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesi nuk kanë paraqitur njërin nga dokumentet që dëshmon adresën e tij jashtë Kosovës, duke kujtuar se “procesi i regjistrimit nuk ka qenë përjashtues, pasi çdo aplikues i refuzuar është njoftuar për arsyet e refuzimit dhe për mundësinë e ri-aplikimit duke paraqitur dokumentet e domosdoshme për regjistrim”.

Sipas të dhënave të KQZ-së, komunat me numrin më të madh të votuesve të regjistruar nga jashtë Kosovës, nga mbi 3 mijë sosh, janë: Suhareka (3,458), Gjakova (3,308) dhe Dragashi (3,066).

Ndërkaq, sipas KQZ-së, Gjermania me 21,500 dhe Zvicra me 11,024 janë shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar për votim me postë nga jashtë Kosovës.

Elezi ka sqaruar se procedurat specifike për votim përmes postës do të publikohen shumë shpejt nga KQZ, derisa votimi do të fillojë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor.

Për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore, në këto zgjedhje votuesit e regjistruar do të pranojnë nga KQZ pakon me nga dy fletëvotime, një për zgjedhjet për kryetar komune dhe një tjetër për zgjedhjet për kuvend komunal. Sipas KQZ-së, detyrë e secilit prej votuesve është që pas plotësimit të fletëvotimeve, pakon me fletëvotime ta dërgojnë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që do të hapen në shtete të ndryshme, adresat e të cilave do të publikohen nga KQZ para fillimit të votimit me postë.

KQZ ka sqaruar se shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës do ta gjejnë emrin e tyre vetëm në listën e votuesve jashtë Kosovës, pasi do të largohen nga lista e votuesve brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve, pasi kështu kërkohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme./kp

Tags: KQZTeve1votim me postezgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Oferta e Tëvë1 për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale

Oferta e Tëvë1 për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale

Interi Miami me kontratë të re për Messin

Miqësore me Argjentinën për 12 milionë euro, por për një arsye të madhe

Emisioni “Ditari” 30.10.2025

Emisioni “Ditari” 30.10.2025

Kosova si shembull – Federata evropiane e xhudos i vlerëson lartë kosovarët

Kosova si shembull – Federata evropiane e xhudos i vlerëson lartë kosovarët

Qatip Osmani largohet nga Malisheva

Qatip Osmani largohet nga Malisheva

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën