TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zgjedhjet e reja parlamentare, PDK pa vija të kuqe, AAK garon vetëm

Në një takim të përbashkët, presidentja e shtetit, Vjosa Osmani i priti në takim kryetarët e partive politike në vend. Pas takimit, partitë politike kanë dhënë qëndrime se si do të garojnë. PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja e Nisma Socialdemokrate e preferuan datën 21, derisa Vetëvendosje dhe shtatë partitë e tjera datën 28.

by Fetije Kamberi
5 muaj ago
1 0
A A

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani i priti në takim liderët e partive politike në vend pasi dështoi të votohej “Qeveria Konjufca” të mërkurën.

Ky takim që diskutim i kishte zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend u mbajt me dyert e mbyllura për publikun.

Por se çka u diskutua brenda tij, treguan kryetarët e partive që morën pjesë.

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se është optimist për krijim të institucioneve pas zgjedhjeve.

Ai përsëriti edhe njëherë se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti për koalicion.

Të gatshëm për zgjedhje u shprehën edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj tha se do të garojnë të vetëm në këto zgjedhje.

Por si do të garojnë për këto zgjedhje, veçmas apo ndaras nuk kanë vendosur ende kryetari i Partisë “Guxo”, Faton Peci.

E kryetari i Nismës Socialdemorkate, Fatmir Limaj ka thënë që do të jetë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme qoftë me koalicion, qoftë vetëm.

Në takim nuk mori pjesë Lista Serbe.

Ndërsa, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk folën para medieve pas takimit.

Kurse, në këtë paraqitje, lideri i PDK-së, ai i AAK-së dhe NISMËS u shprehën që data 21 dhjetor është ideale për zgjedhje. Ndërsa kreu i partisë “Guxo” tha që data e duhur për procesin zgjedhor është 28 dhjetori.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën