Afati është zgjatur deri më 15 gusht në ora 16:00, raporton teve1.info
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë me datë 07 korrik 2022 ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2022, ku investimet përmes këtij programi kapin vlerën prej 26,331,798.00 Euro.