TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Zëvendëspresidentja e MCC-së shprehet e kënaqur me cilësinë e ajrit në Prishtinë

nga Lindrit Zejnullahu
3 vjet më parë
0
A A
​Zëvendëspresidentja e MCC-së shprehet e kënaqur me cilësinë e ajrit në Prishtinë

Zv.presidentja e MCC

Në vizitën e saj të parë në Kosovë, zëvendëspresidentja Mandaville tha se i ka pëlqyer cilësia e ajrit në Prishtinë, por sipas saj kjo varet edhe nga stinët e vitit.

“Më ka pëlqyer cilësia e ajrit kësaj here. Është hera ime e parë në Prishtinë, kështu që nuk mund të bëj krahasime sikur ta imagjinoja si ka qenë. Do të thosha se tani është më mirë. Nuk kam qenë më parë, por mund t’i shoh matjet se si do të jenë pas tri ditëve, gjë që është risi, pasi nuk ka qenë më herët. Është fantastike. Varet nga stina e vitit dhe pjesa e ditës se si është cilësia e ajrit. Kemi parë shi, kështu që pastron ajrin pak, por tani ka mundësi të bëhet monitorimi se si do të jetë cilësia e ajrit”, theksoi ajo.

Zëvendësministrja e Mjedisit Linda Çavderbasha duke folur për projektin e mbështetur nga MCC-ja dhe implementimin e tij në Kosovë, në veçanti për stacionet për matjen e cilësisë së ajrit dhe monitorimin e kualitetit të ajrit, tha se nëpërmjet këtij projekti janë hapur dyert për përmirësimin e sistemit të cilësisë së ajrit.

“Ne e dimë se kjo ka qenë mbështetja më e madhe për Kosovën, ngase Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk ka pasur mbështetjen e nevojshme, kështu që nëpërmjet këtij projekti ne kemi hapur dyert për një bazë për përmirësimin e sistemit të cilësisë së ajrit, por edhe për monitorimet në Institutin Hidrometeorologjik. Ka shumë për të bërë në fushën e hidrometeorologjisë në Kosovë. E mira është se ne tashmë kemi bërë studime për Institutin Hidrometeorologjik nëpërmjet një projekti tjetër, sepse fokusi i kësaj qeverie është mbrojtja e ujërave dhe mbledhja e të dhënave për shirat dhe hidrologji, dhe nëpërmjet projekteve të ndryshme jemi duke u munduar të sigurojmë ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi Çavderbasha.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Agron Shala ka kërkuar mbështetjen nga MCC-ja edhe për projekte të tjera për cilësinë e ajrit.

“(Mirënjohës) Për krejt punën që keni bërë, për pajisjet që i keni dhuruar dhe për monitorimin e cilësisë së ajrit, por ka nevojë edhe për të ardhmen me bashkëpunuar. Kështu për atë çka është bërë, do të vizitojmë tash një pjesë të tyre. Po ashtu është edhe një pjesë tjetër e projektit, që kemi nevojë edhe në të ardhmen për ta mbështetur edhe më shumë, për të mund të bëhet edhe një parashikim disaditor paraprakisht në aspektin e cilësisë së ajrit”, theksoi Shala.

Gjatë ditës përfaqësues të MCC-së kanë marrë pjesë edhe në një aktivitet tjetër në Prishtinë me rastin e përfundimit të programit 5-vjeçar “Gratë në Energji”, program ky që po kontribuon drejt kapërcimit të hendekut të madh gjinor në sektorin e energjisë në Kosovë.

Projekti për Cilësinë e Ajrit, mbështetur nga MFK dhe MCC, ka për qëllim të mbështesë Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) në mbledhjen dhe komunikimin e saktë të cilësisë së ajrit, si dhe të vetëdijesojë publikun në lidhje me rreziqet e shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe masat që duhet t’i ndërmarrin për ta mbrojtur veten.

Projekti ka mundësuar investimin në stacionet e reja për monitorimin e cilësisë se ajrit, softuer adekuat, si dhe aplikacione përkatëse për komunikimin e cilësisë së ajrit. Ky investim bënte pjesë në vazhdën e përpjekjeve të MFK-së dhe MCC drejt përmirësimit të disponueshmërisë publike dhe përdorimit analitik të të dhënave mjedisore nga bizneset, qeveria, shoqëria civile dhe OJQ-të, duke promovuar në këtë mënyrë vendimmarrjen e nxitur nga të dhënat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Deçan, iu konfiskuan nëntë armë në formë stilolapsi

Arrestohet një person në Deçan, iu konfiskuan nëntë armë në formë stilolapsi

Dita Botërore kundër Trafikimit të Personave

Dita Botërore kundër Trafikimit të Personave

E mërkura me vranësira dhe intervale me diell

E mërkura me vranësira dhe intervale me diell

Rugova: Partitë opozitare ranë në grackën e Kurtit, VV kërkon zgjedhje të reja

Rugova: Partitë opozitare ranë në grackën e Kurtit, VV kërkon zgjedhje të reja

Tërmeti në Rusi, Hawai dhe Japonia goditen nga valët e para të cunamit

Tërmeti në Rusi, Hawai dhe Japonia goditen nga valët e para të cunamit

Arrestohet një person në Deçan, iu konfiskuan nëntë armë në formë stilolapsi

Arrestohet një person në Deçan, iu konfiskuan nëntë armë në formë stilolapsi

Gjashtë arsye pse duhet ta filloni mëngjesin me një shëtitje

Gjashtë arsye pse duhet ta filloni mëngjesin me një shëtitje

Dita Botërore e Miqësisë

Dita Botërore e Miqësisë

Gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçares që ra në lumin Vardar

Gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçares që ra në lumin Vardar

Dita Botërore kundër Trafikimit të Personave

Dita Botërore kundër Trafikimit të Personave

E mërkura me vranësira dhe intervale me diell

E mërkura me vranësira dhe intervale me diell

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X