Zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi, e ka quajtur “lopë” deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi.
Ai e ofendoi deputeten e LDK-së pasi gjatë ditës u raportua se ajo në Kuvend i është drejtuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, me fjalët fyese “magjup” dhe “majmun”.
“Lopa n’aksion! ‘LDK-ja e kulturës dhe institucioneve’, aspak e çuditshme gjuha e saj e poshtër, por e çuditshme se si të tillët arrijnë këtu për ta përfaqësuar popullin. Phuu..!”, shkroi Makreshi në profilin e tij në Facebook.
Ndërkohë, deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi duke folur për mediat në vend ka thënë se Rrustemin e ka quajtur “majmun”.