TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Zëvendëskryeministrja Rexhepi: Jo Asociacion njëetnik serb në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zëvendëskryeministrja Rexhepi: Jo Asociacion njëetnik serb në Kosovë

Rexhepi thekson se themelimi i një asociacioni njëetnik serb mbetet i gabuar pasi që siç thotë ajo, në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta.

“Konsideroj se formimi i komunave etnike është gabim, nuk jep një pasqyrë të vërtetë multikulturore këtu në Kosovë, nuk i jep të drejtë komuniteteve të tjera të jetojnë lirshëm, të funksionojnë lirshëm dhe konsideroj që krijimi i komunave të tilla me një komunitet shumicë ose edhe vetë emri ‘asociacioni i komunave serbe’, është krijimi i një ‘republike serbe të dytë në Kosovë’. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë është gjendja në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se çfarë krejt mundet, përgjatë këtyre viteve, të bëjë ‘Republika serbe’ në funksionimin normal te të gjithë qytetarëve, të gjitha kombeve, të gjitha bashkësive në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe nëse një gjë të tillë do të kishim në Kosovë, ku ne krijojmë një shoqëri e cila është e barabartë për të gjithë, e drejtë për të gjithë, ku do të kishim dërguar një fotografi të Ballkanit, Evropës dhe botës që në këtë shtet jetojnë të gjitha kombet, të barabartë, të përfshirë në të gjitha sferat e shoqërisë kosovare dhe të krijohet një komunë e tillë për mua është gabim. Duhet që të gjendet një model sa më i mirë i mundshëm që të gjithë të jenë të kënaqur në atë model”, thotë Rexhepi.

E pyetur për dokumentin franko-gjerman, ajo thotë se nuk ka njohuri për një të tillë.

Rexhepi thekson se si ekzekutiv nuk kanë diskutuar për këtë çështje, derisa shtoi se një draft i tillë nuk mund të kalojë aq lehtë.

“Me kryeministrin Albin Kurtin, ne kemi kontakte të përditshme lidhur me çfarëdo gjëje e që është me interes kombëtar. Ne nuk e kemi pa këtë dokument, unë personalisht nuk e kam pa këtë dokument, ashtu që nuk mund të them asgjë lidhur me të, aq sa ju dini nga mediat aq edhe unë, si nënkryetare e qeverisë, di. Në atë moment kur dokumenti do të bëhet gati, ne do të bisedojmë, do të shikojmë se çfarë qëndrimi do të marrim si qeveri… Kryeministri jonë është shumë transparent, ne bisedojmë për të gjitha temat kyçe të shtetit tonë dhe nuk besoj se një dokument i tillë, i rëndësishëm mundet aq lehtë të kalojë”, thotë Rexhepi.

Ndryshe, javën e kaluar në një konferencë për media, presidentja Vjosa Osmani tha se nisma franko-gjermane, ka për qëllim intensifikimin e dialogut dhe kjo sipas saj nënkupton që çështjet që deri më tani janë diskutuar veç e veç, të bëhen bashkë në mënyrë që të mos zvarriten për shumë kohë./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në RMV për gjuhën shqipe

AAK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në RMV për gjuhën shqipe

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orë

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani i fokusuar te Hoffenheimi, nuk flet për Barçën

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

Gruaja 38-vjeçare gjendet e vrarë në Austri, bashkëshorti kosovar në paraburgim

AAK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në RMV për gjuhën shqipe

AAK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në RMV për gjuhën shqipe

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Bernardo Silva largohet nga City në verë

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën